PD padi Gjonçajt, falsifikoi shkresën për partinë e Patozit

Diel, 19 May 2019 21:31

Pjesëmarrja e Bindjes Demokratike në zgjedhjet vendore të 30 qershorit ka hapur edhe një betejë të ashpër me Partinë Demokratike, e cila e akuzon forcën e re të ish-nënkryetarit të PD-së, Astrit Patozi, si parti të krijuar në paradhomën e Edi Ramës.

Partia Demokratike denoncoi dje manipulimin që, sipas tyre, është bërë me urdhër të Edi Ramës për regjistrimin e Bindjes Demokratike. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, publikoi dokumente të cilat vërtetojnë se partia politike e Astrit Patozit, e regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit nga KQZ, nuk zotëron asnjë mandat deputeti në 6 muajt e fundit në Kuvend.

Për herë të parë, pas 30 viteve pluralizëm, Edi Rama po kthen votimin monist, duke urdhëruar falsifikimin e procesit me kandidatë falsë e të paligjshëm nga Bindja Demokratike.

Ajo nuk ka as deputetë, të paktën 6 muajt e fundit, as firma votuesish. Edi Rama po përdor çdo mjet, po shkel ligjin zgjedhor dhe po manipulon procesin ende pa nisur për llogari të patericës së tij, Bindjes Demokratike.

Sipas ligjit që një kandidat i një partie politike të regjistrohet nga KZAZ dhe KQZ në zgjedhje, duhet të paraqesë një vërtetim që partia politike zotëron një mandat deputeti, të paktën 6 muajt e fundit. Në të kundërt, duhet të mbledhë firma nga votuesit e secilës zonë, ku kandidon. Bindja Demokratike nuk përmbush asnjërin nga të dy kushtet ligjorë.

Partia e krijuar në paradhomën e Edi Ramës ka paraqitur kandidatë falsë në zgjedhjet false me një vërtetim fals nga Kuvendi i Shqipërisë”, deklaroi Kaso. Partia Demokratike kallëzoi penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj, në lidhje me lëshimin e dokumentit për deputetin Andi Përmeti sikur përfaqësohet në Kuvend nga një deputet që ka 6 muaj që ushtron mandatin e tij.

REAGIMI

Pas denoncimit të PD-së për regjistrimin e Bindja Demokratike, kreu i kësaj force politike, Astrit Patozi, nxori dokumentet se partia e tij mbështetet edhe nga ishministri i LSI-së, Lefter Koka.

Patozi akuzoi PD-në se që nga krijimi i Bindjes Demokratike është përballur vetëm me urrejtje, duke theksuar se nuk ka asnjë paligjshmëri në regjistrimin e saj në KQZ. “E vetmja punë që ata bëjnë qysh nga data e krijimit të forcës sonë politike është që të na ndjekin dhe përgjojnë, për çdo fjalë që themi dhe çdo veprim që bëjmë, por ne nuk shqetësohemi fare nga kjo.

Sqarojmë publikun se Bindja Demokratike mbështetet jo nga një, por nga firmat e dy deputetëve për të garuar dhe kandiduar në gjithë Shqipërinë. Ata janë zotërinjtë Lefter Koka dhe Andi Përmeti, dhe për këtë ekziston e gjithë praktika e depozituar në KQZ. Më poshtë, fotokopja e shkresës së protokolluar.

Por përgjuesit tanë të palodhur bëjnë sikur nuk e kanë parë këtë dhe flasin për paligjshmëri”, sqaroi Patozi. Kreu i Bindjes Demokratike i kujton demokratëve se asgjë nuk do t’i ndalojë të garojnë në zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas tij, BINDJA DEMOKRATIKE i ka kapur të gjitha afatet dhe detyrimet ligjore për të konkurruar në 26 bashki me kandidatë për kryetar dhe në rreth 55 të tilla për lista këshilli.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Lefter Maliqi:Rotacioni politik i pashmangshëm! Ndryshimi po ndodh, unë me shokët e mi jemi në koalicion me SHBA dhe BE

Politikë

Lefter Maliqi:Rotacioni politik i pashmangshëm! Ndryshimi po ndodh, unë me shokët e mi jemi në koalicion me SHBA dhe BE

  Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka vijuar me akuzat kundër Ramës duke thënë se rotacioni politik është i pashmangshëm. Maliqi shprehet se Rama ka mbetur vetëm pasi gris çdo marrëveshje...

Ph.D.Ilir Pecnikaj/ZOT NA SHPËTO NGA KJO QEVERI DHE KOMITETI I SAJ TEKNIK.

Politikë

Ph.D.Ilir Pecnikaj/ZOT NA SHPËTO NGA KJO QEVERI DHE KOMITETI I SAJ TEKNIK.

Mjegullnaja e pandemisë, shurdhëria e qeverisë dhe idiotësitë e “Komitetit Teknik”, të cilëve COVID-19 ju ka marrë trutë, kanë kurthuar të gjithë popullin, qoftë fizikisht dhe mendërisht. Çdo ditë lexon një...

Gjeneral * Piro AHMETAJ: “Kryeministri në ikje dorovit për 1 €, Bazën Ushtarake Detare të Sarandës”

Politikë

Gjeneral * Piro AHMETAJ: “Kryeministri në ikje dorovit për 1 €, Bazën Ushtarake Detare të Sarandës”

Para më shumë se një jave Kryetari i Partisë Demokratike, Zoti Lulzim BASHA, paralajmëroi publikisht nga Divjaka se, në shkelje të ligjit dhe të interesave kombëtare, Kryeministri në ikje, po...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!