Gazetari i “Bild”:Kam parë laborator heroine. Rama të shpjegojë..

Hënë, 20 May 2019 22:29

Gazetari i medias prestigjioze gjermane “Bild”,  Peter Tiede në një intervistë me “Skype” me emisionin “A show” në News 24 foli për shkrimin e tij të publikuar disa ditë më parë, ku tregonte se pse  “Shqipëria udhëhiqet nga gansterët”.

Ai komentoi edhe  deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili ka theksuar se gazeta gjermane është e stilit “bulevardeske”, që nuk thellohet në çështje, por gazetari shtoi se artikulli është i saktë dhe sipas tij, Rama më parë duhet të tregojë se pse nuk funksionojnë disa institucione në Shqipëri dhe jo të merret me median gjermane.

Ai tregoi se gjatë një vizite në Shqipëri ka parë me sytë e tij laborator heroine në vitin 2016, por pa treguar vendin se ku. Gazetari theksoi se  ai po punon për një material, i cili do të flasë mbi mafien shqiptare.

 “Ai ka të drejtë se ne jemi një media bulevardeske, por artikujt tonë janë të shkurtër sepse ky është stili i kësaj mediaje. Këto janë gazeta që citohen dhe iu referohen më shumë në Gjermani dhe në të gjithë botën. Sigurisht se zoti Rama duhet të përballet me argumentet se pse nuk funksionojnë Gjykata Kushtetuese dhe  disa istitucione të tjera dhe  a është e lirë media në Shqipëri.

Këto duhet t’i shpjegojë Rama. Unë kam parë edhe laborator heroinë në verën e vitit 2016, sepse kam qenë dhe kam udhëtuar në Shqipëri. Thuhet se 70 për qind e kanabisit që shitet në vendet perëndimore se vjen nga vendi juaj. Në Durrës vjen kokainë nga Kolumbia. Janë gjetur në vendin tonë  kontejnerë që përmbanin kokainë që e kishin porositur kriminelët. Po bëjmë një material dhe po hetojmë mbi mafien shqiptare”-tha gazetari.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...