Gazetarja e DW: Gjermania do vendosë kushte shtesë për Shqipërinë

E mërkurë, 22 May 2019 15:38

Shumica e Bundestagut në Gjermani jo vetëm që nuk është i bindur se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave, por pritet që të vendosë edhe kushte të reja për vendin tonë.

Këtë e ka deklaruar gjatë ditës së sotme gazetarja e Dojçe Velle, Anila Shuka në një lidhje me studion e lajmeve të Top Channel.

 

Zyrtarisht thuhet se koha e pamjaftueshme për diskutim është arsyeja e shtyrjes, - por Anila Shuka shprehet se - CDU/CSU kanë disa rezerva sidomos për Shqipërinë, e për këtë mund të kërkojnë edhe kushte shtesë’.

 

Korrespondentja e Dojçe Velles në Berlin, Anila Shuka, ka treguar se në Bundestang ndjehet një klimë nervozizmi mbi vendimin që duhet të jepet mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shuka sqaron se ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, këmbëngul se tani është momenti që duhet votuar për çeljen e negociatave për dy shtetet Ballkanike, pasi, së pari çdo vendim tjetër do të sillte një humbje të besimit të Ballkanit tek BE, së dyti, dy shtetet, veçanërisht Shqipëria, i kanë plotësuar të gjitha kushtet. E së treti, sinjalet pozitive që do të dërgohen nga ky vendim do të sigurojnë stabilitet në rajon.

Por CDU/CSU janë të mendimit se nuk do të ketë kohë për të marrë një vendim nga 26 maji deri në 4 qershor dhe e kanë shtyrë atë për në shtator.

Modifikuar më E mërkurë, 22 May 2019 16:15

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...