Ftoi Bashën në dialog, Manjani: Teatër i Ramës për të kënaqur ndonjë zv.ambasador

E mërkurë, 22 May 2019 21:25

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora komentoi letrën publike të kryemninistrit Edi Rama adresuar kryedemokratit Lulzim Basha.

Manjani u shpreh se lëvizja e Ramës është asgjë më shumë sesa një teatër që bëhet për të kënaqur ndonjë zëvendës ambasador.

Nga ana tjetër ish-ministri theksoi realizimi i një dialogu nuk ka asgjë të keqe, sepse sot shqiptarëve ju duhet patjetër një datë zgjedhjesh dhe këtë e ka Rama në dorë.

Ylli Manjani: Ky është teatër. Ky është një muhabet kot. Ftesa për dialog nuk bëhet me letra publike. Po të jemi pak më seriozë ftesa për dialog duhet të ketë një axhendë, një tryezë, ka një orë, një vendtakimi ka një gjithëpërfshirje sepse në këtë Shqipëri nuk jeton vetëm Edi Rama dhe Lulzim Basha. Asgjë e sinqertë. Është një teatër për të kënaqur ndonjë zëvendës ambasador. Megjithatë nuk ka asgjë të keqe në dialog të jemi realist. Ajo që i duhet vendit sot është absolutisht një datë zgjedhjesh. Këtë e ka në dorë Edi Rama dhe mos të shkruajë letra fare.

Sipas Manjanit Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk kas asgjë në dorë për zgjidhjen e situatës politike, madje as vetë opozita.

Ish-ministri theksoi se shqiptarët kanë nevoj për një parlament pluralist dhe kjo arrihet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve, as më dialog e as me letra publike.

Ylli Manjani: Jo nuk ka asgjë në dorë Presidenti, as opozita. Opozita po bën detyrën e vet që po bën atë që po bën. Dikujt i pëlqen dhe dikujt jo, por kjo është jeta politike. Fundi i historisë është se Shqipëria ka nevojë për një Parlament pluralist. Parlamenti pluralist bëhet me zgjedhje. As me deklarata, as me dialog, as me letra publike dhe as me shtëpi publike. Bëhet afre thjeshtë duke caktuar një datë zgjedhjesh politike, vendi të hyjë në zgjedhje dhe ta vendosi popullli kush është pluralist. Kjo i duhet Shqipërisë. Nuk ka asnjë shkencë më shumë.

Modifikuar më E mërkurë, 22 May 2019 21:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...