Salianji: Nuk janë serioze, Edi Rama nuk e zgjidh dot krizën me letra

E Enjte, 23 May 2019 14:18

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, komenton letrën e dytë të kryeministrit Edi Rama për opozitën. Nga Korça ku zhvilloi një takim me të rinjtë, të cilëve iu kërkoi të marrin pjesë masivisht në protestën e së shtunës, Salianji deklaroi se letrat e Ramës nuk janë serioze.

“Ne jemi në një situatë tjetër, jemi në situate aksioni. Si në të gjithë Shqipërinë ashtu edhe në qarkun e Korçës jemi në takime intensive, në një fushatë, nga më të bukurat, që mund të ketë rastin të ketë një politikan në jetën e tij politike, një fushatë për Shqipërinë, jo për partitë politike. Qartazi Shqipëria është ndarë në dy llogore: në njërën janë shqiptarët që duan zgjedhje të lira, duan Shqipërinë si Europa, duan mirëqenie, nga ana tjetër kemi një grup banditësh, hajnash, vjedhësish, që e kanë kthyer Shqipërinë në një vend të maskarenjve, që po zbrazet dita-ditës dhe po e bëjnë Shqipërinë një vend të pamundur, një vend ku është e vështirë të dalësh nga errësira dhe humbëtira ku e kanë futur”, deklaroi Salianji.

Sipas tij, pushteti i Ramës nuk është shqetësim i qytetarëve, të cilët kanë shqetësim jetesën e përditshme.

“Nuk besoj se ka ndonjë të çmendur që beson se do t’i vërë flakën Shqipërisë për interesin e vet personal. Sepse para se të marrë flakë Shqipëria, marrin flakë të ndenjurat dhe karrigia e tij. Në këtë kuptim ne jemi duke u organizuar që me çdo formë dhe çdo mjet të pamundësojmë zgjedhjet. Votimet në fakt, sepse në shumicën e zonave ka vetëm një kandidat”, deklaroi ish-deputeti i PD.

Sipas tij, me letra nuk zgjidhet kriza dhe nuk bëhet një Shqipëri më e mirë.
“Me letra nuk zgjidhet kriza. Me letra nuk hanë dot dhe nuk ushqehen dot shqiptarët, me letra nuk bëhet një Shqipëri më e mirë. Ne do të vazhdojmë takimet me qytetarët, ai të vazhdojë të vjedhë edhe pak kohë sa i ka mbetur, derisa si i thuhet nga anët tona: Burgut hapu”, theksoi Salianji.
Sa i takon deklaratës së ministrit Lleshi për ata që cenojnë zgjedhjet, Salianji u përgjigj: “Mos e merrni seriozisht, se atë nuk e merr njeri seriozisht”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Atentati në Laç/ Vrasësit veshur si policë morën peng fëmijët e Paulin Markut. U qëllua me plumba blindshpues, hetohen lidhjet e biznesit në Maltë

Aktualitet

Atentati në Laç/ Vrasësit veshur si policë morën peng fëmijët e Paulin Markut. U qëllua me plumba blindshpues, hetohen lidhjet e biznesit në Maltë

Ora shënonte 22:30 e mbrëmjes të së shtunës kur 4 persona të veshur me uniformë policie, të maskuar dhe të armatosur rëndë zbarkuan përpara hotel A&A në Laç, ku në...

Të mbrohemi nga kori i korbave?!

Bota Shqiptare

Të mbrohemi nga kori i korbave?!

Nga Skënder MULLIQI Moti po jetojmë në iluzione së në Kosovë do të bëhët mirë. Moti janë lënë anash proceset demokratike dhe shteti ligjor. Kurrë deri më sot nuk patem...

Djegia e afatit/Soreca:Një marrëveshje e menjëhershme në Këshillin Politik është e arritshme, duhet tani për të filluar negociatat

Politikë

Djegia e afatit/Soreca:Një marrëveshje e menjëhershme në Këshillin Politik është e arritshme, duhet tani për të filluar negociatat

  Ambasadori i BE, Luigi Soreca kërkon menjëherë një marrëveshje në Këshillin Politik. Soreca thotë se ajo është e arritshme dhe duhet patjetër tani për të filluar negociatat. Soreca thotë se Reforma...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!