Faktori ndërkombëtar drejt Opozitës,Merkel: Shtyni zgjedhjet, qytetarët të pakënaqur me qeverinë

E Enjte, 23 May 2019 19:18

Në një deklaratë të përbashkët, dy deputetët gjermanë, Johann David Wadephul, zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman dhe njëherazi drejtues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, si dhe Christian Schmidt, CSU, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm dhe ish-ministër federal, shprehin shqetësimin e tyre për krizën politike që ka kapluar vendin.

Dy janë porositë e Gjermanisë e cila në terësinë e saj përbën një zhvendosje të faktorit ndërkombëtar drejt Opozitës: Shtyrja e zgjedhjeve dhe hapje e një tryezë, ku të bisedohet çdo temë, nga ku mund të deduktohet edhe tema për dorëheqjen e Ramës. Dozat e kritikës ndaj Ramës dhe aradhes  ambasadoriale që e mbështet dallohet qartë pasi për CDU/CSU protestat e përsëritura në Shqipërinë janë shenjtë e pakënaqësisë së qytetarëve. “Protestat e përsëritura në Shqipëri janë një shenjë e pakënaqësisë së shumë qytetarëve. Ne bëjmë thirrje që protesta të jetë paqësore. Aktet e dhunës i dënojmë thellësisht. Është përgjegjësia e vendimmarrësve të politikës që të sillen të arsyeshëm në këtë situatë dhe që me të gjitha forcat të përpiqen për ta qetësuar gjendjen. Nëse kjo nuk do të ndodhë, ekziston rreziku që vendit t'i mbyllet rruga drejt Evropës”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e dy deputetëve gjermanë, dhënë për DW.

Por, përpos Edi Ramës, në shenjëster janë edhe ambasadorët në vend, veçanërisht këta të tipit si Borshard që i kanë kthyer selitë diplomatike në hartime romantike për qeverinë, duke shpërfillur krizën në vend. Madje, nuk dihet sesi do kapërdihet kjo nga Boshardi i cili ka përgatitur edhe monitoruesit e zgjedhjeve. 

Modifikuar më Premte, 24 May 2019 08:30

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...