Xhixho me studentët: Sistemi drejtësisë është në kolaps total, i kapur nga maxhoranca

E Enjte, 23 May 2019 22:17

Erisa Xhixho/
Sot me studentët e LRI të Fakultetit të Drejtësisë ndava mendimet për implementimin 3 vjeçar të Reformës në Drejtësi:

Sistemi drejtësisë është në kolaps total, i kapur nga maxhoranca.

Shumë e rëndë që vendi ynë nuk ka më pushtetin gjyqësor, nuk ka më Gjykatën kushtetuese me një histori suksesi në pjesën dërrmuese të vendimmarrjeve të saj dhe si garante e drejtave dhe lirive të njeriut, e cila bën interpretimin final të Kushtetutës së Shqipërisë. Nuk ka më as Gjykatë të Lartë si hallka e fundit e sistemit gjyqësor duke bërë që mijëra dosje të mbeten pa shqyrtuar dhe me 5-6 mijë dosje do vazhdojnë të akumulohen çdo muaj duke mos realizuar atë që në fakt ishte qëllimi i Reformës në Drejtësi pikërisht një drejtësi e shpejtë, e paanshme, e drejtë, dhe që është në shërbim të qytetarëve.

Po pse nuk plotësohen vakancat në këto Gjykata dhe pse themi që sistemi është i pakontrolluar dhe në kolaps?

Sot nuk kemi të ngritur ende Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD) i cili duhet verifikojë punën e gjyqtarëve e prokurorëve të të gjitha niveleve, ndërkohë Kushtetuta në dispozitat kalimtare parashikon se ky organ duhet të ishte ngritur 6 muaj pas hyrjes fuqi ligjit. Ka kaluar 3 vjet nga miratimi i ligjit dhe ende nuk është ngritur ky organ.
Mungesa e ILD po sjell nënshtrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ndaj qeverisë për shkak të procesit te vettingut dhe nga ana tjetër po rrit korrupsionin nga gjyqtaret dhe prokurorët që e dinë që do largohen nga sistemi. Nuk gjej një arsye ligjore se përse ky institucion nuk po ngrihet, kush e pengon, cili përfiton nga ky vakum dhe cili po humbet.

Pyetja që vjen natyrshëm është Pse Këshilli i Emërimeve ne Drejtësi ( KED) nuk e krijon këtë organ? Çfarë dhe kush e pengon?

Gjithashtu mungesa e funksionimit të KED ka sjell mungesën e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi renditja e anëtarëve sipas kritereve kushtetuese bëhet nga KED dhe më pas i kalon Kuvendit për miratim.
Pra çfarë pengon KED të plotësojë vakancat në Gjykatën Kushtetuese? Kush e pengon dhe për çfarë interesash?

Nga ana tjetër mosfunksioni i Këshilli Larte i Gjyqësorit (KLGJ) pengon krijimin e Gjykatës së Lartë. Problem ne krijimin e Gjykatës së Lartë do jenë kriteret e vendosura në Kushtetutë, të cilat vetëm një rreth i kufizuar subjektesh mund t’i plotësojë ato. Neni 136 i Kushtetutës.
Sot ne Gjykatën e Lartë ka mbi 40 mijë dosje, numri i të cilave shtohet përditë, të cilat pritet të shqyrtohen nga kjo Gjykatë. Tani me shkarkimin e gjyqtarit Edmond Islamaj kjo gjykatë e mbetur me 2 anëtarë nuk mund të ketë asnjë vendimmarrje.

E gjithë kjo situate është pasojë e një reformë, e cila nuk po implementohet ne mënyrë të drejtë, ku procesi vettingut tashmë dhe nga raportet e Brukselit ka standarde të dyfishta në vendimmarrje dhe procesi është shume i ngadaltë duke ulur besimin e qytetarëve të ky proces. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) i sanksionuar dhe në Kushtetute si garante e implementimit korrekt të reformës tashmë si organ këshillues nuk merret fare në konsideratë.

Ndaj dhe përgjigjja e vetme e këtyre pyetjeve është e qartë, kapja e drejtësisë nga qeveria dhe Kryeministri Rama tashmë është evident ashtu sikundër e kishte paralajmëruar komisioni i Venecias që në draftimin e kësaj reforme duke shprehur rezerva se “krijimi i shumë organeve të reja rrit rrezikun për kapjen e sistemit nga maxhoranca”.

Ky pushtet i cili është jetik për funksionimin e një shteti demokratik kërkon përgjegjshmëri, seriozitet dhe vullnet politik për ta rikthyer në shinat kushtetues dhe ligjor.

Ndaj të gjithë bashkë në 25 Maj në protestën më madhështore të opozitës, asnjë hap pas.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...