Manjani, Ramës: Shko në zgjedhje politike si çdo politikan

Premte, 24 May 2019 10:27

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka komentuar letrën e tretë që Edi Rama i ka drejtuar Lulzim Bashës.

Manjani i drejtohet kryeminstrit Rama duke i thenë: “Shko në zgjedhje politike si çdo politikan normal. Në mos si Kurz, të paktën si Vuçiç apo si Gruevski.”

Postimi i plotë i Manjanit

Asnjë shanc të ndryshoni qeverinë pa zgjedhje” – kumton Kryeministri në letrën e tretë të mllefit kundër opozitës.

===============

Unë jam plotësisht dakort me këtë sentencë, pavarësisht dëshirës së mllefosur për të shkrirë opozitën.

Në thelb ashtu është, qeveria ndryshon vetëm me zgjedhje.

Prandaj, shpalli ato zgjedhje! Jepi vendit zgjidhje politike dhe parlament pluralist!

Shko në zgjedhje politike si çdo politikan normal. Në mos si Kurz, të paktën si Vuçiç apo si Gruevski.

Sot për sot je Kryeministër jo nga shumica e votave popullore, por nga marrëveshja anti-Kushtetuese me Bashën.

Ajo marrëveshje ra, ndaj duhet të vendosë populli për përfaqësimin e vet politik jo Ti, as Basha e as të dy bashkë ju! As të gjithë bashkë ju, pleq e të rinj politikanë!

Por, vetëm Ti ke në dorë zgjidhjen e problemit. Lexoje dhe përdore nenin 104 të Kushtetutës. Ai nen është shkruar për këtë ditë.

Shko në zgjedhje, i padorëhequr ashtu siç je!

Shko në zgjedhje dhe o konfirmo veten në krye të qeverisë, ose lëre me kaq këtë aventurë!

Lëri bashkitë, se siç i merr në dorëzim nga Çeçua do ja japësh prap Çeços si Çeçua!

Mendoje më mirë! Çeço rrypin e pykën ka, s’ka ç’të humbë më. Ai që humb je vetëm ti…

Sinqerisht.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...