Zheji jep lajmin: Një biznesmen po negocion, Rama ka kërkuar kohë për dorëheqjen

Saturday, 25 May 2019 22:09

Analisti Artur Zheji nga studio e lajmeve në RTV Ora, që është duke përcjellë live protestën maratonë të opozitës tregoi se ditën e enjte një sipërmarrësh shumë i njohur në Shqipëri ka ndërprerë udhëtimin e tij për të dërguar disa mesazhe me urgjencë te kryeministri Edi Rama.

Sipas tij protesta e qetë e Bashës sot lidhet me këto mesazhe.

Zheji tha se bizesmeni është mik i besueshëm i të dyja palëve dhe i çon fjalët pa shtesa, ndërsa theksoi se sipas informacioneve të tij Rama ka kërkuar kohë dhe ka ‘pending’ një dorëheqje.

Artur Zheji: Ditën e enjte zoti Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan. Një person sipërmarrës shumë i rëndësishëm ndërpreu në një vizitë të tij personale, apo për biznes jashtë Shqipërisë, në një vend të Europës Perëndimore. U kthye me urgjncë sepse kishte disa mesazhe për të dërguar tek Rama. Unë mendoj se sot butësia e Bashës lidhet me një refleksion shumë serioz të atyre mesazheve që ka marrë Rama nga ndërmjetësi, nga sipërmarrësi shumë, shumë i rëndësishëm.

Beti Njuma: Si shpjegohet që e presim ndërmjetësimin nga ndërkombëtarët dhe na vjen nga biznesmeni i shtëpisë?

Artur Zheji: Biznesmeni i shtëpisë gëzon kredite besimi tek të dyja palët. E çon fjalën pa shtesa. Sepse këtu edhe ata që çojnë fjalët shtojnë nga xhepi bosh edhe plot. Kam përshtypjen se Rama ka kërkuar kohë dhe ka në pending një dorëheqje. Kjo nga informacionet që kam unë. Mund të përgënjeshtrohem.

Modifikuar më Saturday, 25 May 2019 22:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...