Porosia e vetme për Ramën/ Komunikimin përmes letrave ta shtyn sëmundja, gruaja, era e keqe…

Diel, 26 May 2019 11:28

Ylli Dylgjeri përmes një postimi në rrjet ka ironizuar kryeministrin Edi Rama për letrat që ai i ka dërguar kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Dylgjeri shkruan se disa herë, komunikimin me anë të letrave ta shtyn edhe sëmundja, gruaja, era e keqe e gojës, koha e keqe, bllokimi i Face Bookut,  frika telefonisë nga përgjimet e shërbimeve, demonstratat e publikut, bllokimi i rrugëve, mungesa e dashamirësisë së njerzve për tu takuar me Ty etj.

“Porosia e vetme që mund Tu jap sot si ish Drejtor i Letrave të Qeverisë Nano është: Ki kujdes të vendosësh pulla të mjaftueshme, sidomos nëse në zarf ke futur literaturë plotësuese. Nëse vlera e pullave është e pamjaftueshme, zarfi mund të të kthehet mbrapsht. Dyshoj se letrat i kanë shkuar Lulit”, shkruan Dylgjeri.

Postimi i Ylli Dylgjerit

Letër

I nderuar zoti Rama,

LETRAT kanë përmirësuar jetën dhe sjelljen e mijra njerëzve sot në Shqipëri. Me anë të tyre njerzit raportojnë, spiunojnë, predikojnë, dashurojnë, dorëhiqen etj. Edhe në Kuran për njerzit që rrinë kot thuhet: Rri që rri, bëje një hajmali!

Të shkruash letra është edhe një mënyrë e efektshme për të dhënë dëshmi. Dëshmitarët e Jehovait janë shumë më të sukseshëm në përdorimin e Letrave sot se SPAKU nesër.

Nevojën e komunikimit me Letra ta imponojnë edhe rrethanat. Në disa zona, shumë njerëz jetojnë në shtëpi që kanë masa të rrepta sigurie.

Në vende të tilla nuk mund të predikohet lirisht. Disa e kalojnë pjesën më të madhe të kohës jashtë shtëpisë, kështu që nuk i takojmë kur japim dëshmi nga shtëpia në shtëpi. Të tjerë jetojnë në zona të veçuara. Ju për shëmbull jetoni në mal, në periferi të zonave të banuara. Mundësia e komunikimit me Ty është e vështirë. Dikur, në vitet e diktaturës në fshatin ku jetoni Ju sot, komunikimi bëhej me duar në vesh, duke dalë në majën e shkëmbit, e më pas sokëllije me britma për të dhënë një informacion. Zëri jehonte nga maja në majë, e kështu arrije të çoje një lajm në malin kashi.

Edhe sot, pavarësisht letrave, shtëpia Juaj me beton e hekur, nuk merr e përçon lehtë tingullin apo informacionin. Aq më shumë që Ju s’futni edhe njeri brënda. Por gjithësesi letrat janë zgjidhja më e mirë e Juaja sot.

Disa herë, komunikimin me anë të letrave ta shtyn edhe sëmundja, gruaja, era e keqe e gojës, koha e keqe, bllokimi i Face Bookut,  frika telefonisë nga përgjimet e shërbimeve, demonstratat e publikut, bllokimi i rrugëve, mungesa e dashamirësisë së njerzve për tu takuar me Ty etj. Unë, në kohën si Drejtor Letrash në Qeveri, përpunoja 7000 letra në vit. Ju më pas, kur morrët timonin, ngaqë s’kishit nerva e mbyllët fare Drejtorinë e Letrave dhe tani po e ringjallni prap me korespondencën me Lulin.

Ndaj them, se letrat e njëpasnjëshme që po dërgon sot si Kryeministër, duhen mirëkuptuar. Ato janë një dëshmi dokumentare me dorën e dhe kokën Tuaj.

Porosia e vetme që mund Tu jap sot si ish Drejtor i Letrave të Qeverisë Nano është:

Ki kujdes të vendosësh pulla të mjaftueshme, sidomos nëse në zarf ke futur literaturë plotësuese. Nëse vlera e pullave është e pamjaftueshme, zarfi mund të të kthehet mbrapsht. Dyshoj se letrat i kanë shkuar Lulit.

Gjithësesi, jetë të gjatë letrave!

Me respekt,

Ylli Dylgjeri

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...