Kuvendi me 122 deputetë, shteron lista e PD

Hënë, 27 May 2019 14:22

Kuvendi i Shqipërisë regjistron sot 122 deputetë nga 140 që duhej të kishte. 18 deputetë që mungojnë i përkasin Partisë Demokratike, lista e së cilës tashmë ka shteruar. Nga lista e demokratëve e pranuan mandatin 23 kandidatë dhe dhjetra të tjerë më pas e refuzuan atë.

Ndërsa karriget e LSI-së në Kuvend janë plotësuar 100% nga deputetët e listës së Lëvizjes; pikërisht sot mori mandatin edhe i fundit, i 17-i deputet i LSI, Ramazan Gjuzi i Tiranës.

 

Situata e mandateve të PD sipas qarqeve:

 

3 kandidatë të Fierit nuk e kanë pranuar mandatin

8 kandidatë në Tiranë e pranuan mandatin, 2 e refuzuan

1 kandidat në Dibër e pranoi, 1 e refuzoi

2 kandidatë në Durrës e pranuan, 2 e refuzuan

2 kandidatë në Vlorë e pranuan mandatin, 1 e refuzoi

4 kandidatë në Korçë e morën mandatin

2 kandidatë në Shkodër e morën mandatin, e e refuzuan

1 kandidat në Kukës e mori mandatin, 1 e refuzoi

1 kandidat në Berat e mori mandatin

Asnjë kandidat nga tre në Lezhë nuk e pranoi mandatin

1 kandidat në Gjirokastër e mori mandatin

1 kandidat në Elbasan e pranoi mandatin, 2 e refuzuan

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...