Reagimi i fortë i Kim Mehmetit: Mafia enveriste drejton Shqipërinë

Hënë, 27 May 2019 15:39

Shkrimtari Kim Mehmeti e ka cilësuar Skënder Gjinushin, ish-ministër i Arsimit në kohën e diktaturës, një ‘mafioz’ komunist.

Reagimi i shkrimtarit Kim Mehmeti: ‘E neveritshme por e vërtetë: ‘Shqipëritë’ tona ende drejtohen dhe kontrollohen nga ‘mafia’ leniniste e enveriste.

Këtë së fundmi e dëshmoi edhe kryetari i porsazgjedhur i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, përndryshe ish-ministër i diktaturës dhe politikan i epokës së demokracisë! Ndërkohë, po ky ‘shkencëtar’, e bëri të heshtë gazetaren që i shtroi pyetje me fjalorin e një rrugaçi, duke i thënë asaj se është ‘shumë e eksituar’ dhe se duhet të shkojë ‘të mjekohet’. 

Me çka dëshmoi edhe një të vërtetë tjetër të dhimbshme, që u bë shenjë njohëse e shoqërive shqiptare: Se jo vetëm në politikë, por edhe nëpër institucionet shkencore e kulturore, rrugaçëria është ‘vlerë’ që t’i hap dyert drejt ‘suksesit’.

Apo se edhe nëpër institucionet shkencore e kulturore, vlen parimi që, sa më shumë u lëpihesh sunduesve, se sa më të ulët e ke moralin dhe dinjitetin njerëzor, aq më lart ngjitesh në piramidat e tyre drejtuese!’

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...