Vasili e akuzon drejtpërdrejt Ramën si përgjegjës për vjedhjet "top secret" të publikuara nga BIRN

Hënë, 27 May 2019 21:27

Nga Petrit Vasili/
Kryeministri eshte pergjegjes direkt per kontratat sekrete te qeverise, si vjedhje skandaloze!!!

Thellohen frikshem skandalet e qeverise me grabitjen flagrante te parave publike

Korrupsioni eshte shfrenuar krejt.

Qindra milione euro grabiten nga qeveria permes kontratave te klasifikuara gjoja sekrete prej saj per eliminuar konkurencen,
transparencen dhe arritjen e cmimeve sa me te ulta dhe te leverdishme.

Qeveria e ka bere kontrata te tilla gjoja sekrete plot 216 here.

Cmimet e kontratave fillojne nga 1.5 milion euro nje kontrate e vetme per sigurimin e nderteses se Agjensise se Informacionit.

Eshte skandaloze qe konsiderohet sekret nje procedure e tille e rendomte sigurimi ndertese.
Skandaloze cmimi i saj, qe do te justifikonte sigurimin e nje ndertese nga 100 milion euro minimumi deri ne 1 miliard euro maksimumi.
Eshte skandaloze sepse pasi paracaktohen fituesit me pas fshihet informacioni me gjoja klauzolen sekret per menyren e prokurimit,cmimet,ofertat etj sepse mashtrimi do te dilte sheshit.
Eshte Fakt se:

Nga këto 236 kontrata të klasifikuara nga viti 2008 deri në vitin 2018, në periudhën e qeverisë së të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka pasur gjithsej 20 kontrata të klasifikuara.
Ndërsa gjatë periudhës 2013-2018 të qeverisjes se Edi Rames , ka pasur gjithsej 216 kontrata të klasifikuara.
Rekordin historik e mban viti 2018 me 76 kontrata të klasifikuara,kur Edi Rama rrembeu timonin dhe tepsine kuptohet qarte se i donte qe ai dhe rilindja te grabisnin pa asnje pengese parate publike.

Kjo vjedhje skandaloze e permasave shume te medha,ky shperdorim dhe dhunim i procedurave e ligjeve te shtetit me efekt shume te rende mbi financat publike kerkon hetim dhe denim pa asnje hezitim.

Por prokuroria shqiptare e kapur nuk leviz as gishtin dhe drejtesia re u kap nga rilindja per te fshehur vjedhje te tilla.

Detyre paresore e opozites eshte te denoncoje keto skandale te padegjuara te cilat media e pavarur i ka bere publike.

Po presim shpjegimin e kryeministrit per kete vjedhje skandaloze.

Por sic e dini kryeministri llafazan behet totalisht memec kur vjen fjala per te bere transparencen e hajduterise se qeverise.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...