Basha: Taksat e 4 viteve të biznesit në Tiranë, po i jep me një dorë për rrugën e florinjtë Milot-Balldren

Premte, 31 May 2019 17:56

Basha: Taksat e 4 viteve të biznesit në Tiranë, po i jep me një dorë për rrugën e florinjtë Milot-Balldren

Dikush thoshte sot se qeveria i luan lekët në kumar. Jo jo, nuk i luan në kumar. Kjo bandë kriminale në ditët e saj të fundit, duke përfituar nga avujt e furrnaltës politike që ka ndezur populli, me protestat e përditshme e të përjavshme, kjo bandë kriminale është vërsulur si kurrë ndonjëherë në histori. Dhe me ato që po luajnë janë paratë e vogëlushëve shqiptarë, është djersa e prindërve të tyre. Stekat janë të larta. 296 milionë euro është njëra prej këtyre stekave për vetëm 17 kilometra rrugë. E dini për çfarë e kam fjalën, apo jo? Për Milot-Balldrenin, rrugën e florinjtë. Bota ju ka vënë emra të ndryshme rrugëve tregtare, rruga e gurtë, rruga e mëndafshtë, por sot Edi Rama po bëhet gati të ndërtojë rrugën e florinjtë, jo për qytetarët, jo për popullin, jo për lezhjanët. Jo jo, për një grusht hajdutësh të babëzitur dhe për veten e tij.
Dua ti drejtohem çdo biznesi në Tiranë, çdo biznesi të vogële të mesëm dhe t’ju them se të gjithë taksat që keni paguar në këto 4 vite, qeverisë dhe unëjahipit të bashkisë, që sic më keni thënë vetë, janë 7 deri 11 herë më të larta se para 4 vitesh. Të gjitha këto taksa bashkë, janë e barabartë me këtë shumë që Edi Rama po e jep me një dorë për 17 kilometra. Me një dorë po jep gjithë taksat tuaja në 4 vite.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...