Rilindja nis sot fushatën e re të korrje-shirjeve të kanabisit

Saturday, 01 June 2019 10:51

Shqipëria sot gjendet në një nga momentet e vështira të saj me një gjendje ekonomike katastrofike, me një borxh që ka kaluar mbi 83% dhe mbi të gjitha me një qeveri dhe një kryeministër të provuar tashmë në lidhje me segmente të errëta të krimit të organizuar. Me këto gjashte vite drogë e vrasjesh, me gjuhë dhune ndaj opozitës e gjuhë fyese e urrejtje për popullin e tij , me rekorde kriminale në parlament dhe që ccdo ditë e më shumë vendi po shkon drejt humnerës, drejt një përplasje të vërtetë pasi populli nuk mund ta durojë më nj statusquo të tillë.

Edi Rama dhe banda e tij kanë njoftuar sot se do të zhvillojnë një aktivitet për atë që këta e quajnë ‘hapje e fushatës elektorale’.

Por për çfarë fushatë e ka fjalën ky njëri?! Ky njeri ka pasur në mendje në gjithë këto vite vetëm strategjinë kriminale të kanabizimit të vendit dhe organizatën kriminale që ai drejton. Sot në të vërtetë do të mbledhë të gjithë kanabistët e tij, në të gjithë Shqipërinë dhe të çelë një fushatë por jo atë të zgjedhjeve.

Me një njeri që nuk ka pasur kurrë një program, një platformë, një ide zhvilluese, një grup njerëzit me synimin për të bërë mirë për vendin e tyre apo një organizatë që të paktën të mund të meritonte emrin parti politike.

Rama nuk ndërtoi një rrugë, nuk ndërmori një iniciativë ekonomike, nuk ndërmori një reformë që qëllimin e vetëm të kishte interesin e shqiptarëve, përkundrazi. Synimi i Ramës ishte dhe është droga, krimi dhe pasurimi i vetes.

Tani kryeministri në ikje vijon të bëjë përpëlitjet e fundit. Një përpëlitje është edhe kjo e sotmja, hapja e ‘fushatës elektorale’ që në fakt nuk është asgjë më pak dhe asgjë më shumë sesa hapja e radhës e fushës së korrjeve shirjeve të kanabisit. /55news.tv/

Modifikuar më Saturday, 01 June 2019 17:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...