"Nga Stambolli, fluturimi ynë nuk shfaqet fare!" Si luhet me pasagjerët me linjën "Air Rama"

Diel, 02 June 2019 14:19

"Shikoni si luhet me pasagjerët me linjën Air Rama! Lexoni denoncimin e pasagjerit dixhital," bën të ditur sërish sot në Fb, ish-kryeministri Sali Berisha, problemin e radhës së qytetarëve shqiptarë.

Përshëndetje z. Berisha!

 

Si jeni? Ju urojmë shëndet!

 

Doja t'ju vija në dijeni për një problem që po hasim me udhëtimin tonë nga Arabia Saudite në Tiranë. Jemi tranzit në Stamboll si zakonisht në vitet e kaluara, mirëpo këtë vit na thanë këtu në Saudi, në aeroport, se udhëtimi ynë nga Stambolli në Tiranë me agjensinë e fluturimit “Turkish Airlines” nuk shfaqet fare në sistem, pra nuk ekziston asnjë lloji udhëtimi me “Turkish Airlines” sot nga Stambolli drejt Tiranës.

Me shumë gjasa mund të na bëjnë të udhëtojmë me “Air Albania”, ndërkohë që ne i kemi paguar biletat si për me “Turkish Airlines” dhe jo me “Air Albania”.

Pra, nëse është kështu, kjo është një aferë e pastër korruptive sepse “Air Albania” nuk figuron asgjëkundi si agjensi fluturimesh e regjistruar online dhe pa asnjë zyrë tek e cila mund të blesh bileta me emrin e kësaj kompanie fiktive fantazëm.

Ju lutemi doktor, si një person publik me ndikim të lartë në Shqipëri, denoncojeni këtë rast.

Ju faleminderit dhe kalofshi mirë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...