Thirrja e Bashës: Sytë e botës janë te ne. Nesër çdo shqiptar të dalë në shesh kundër Ramës

Premte, 07 June 2019 22:23

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për shtyp nga selia e PD u bëri thirrje gjithë qytetarëve të vendit që nesër të jenë në shesh kundër kryeministrit Edi Rama.

“Sytë e botës janë drejtuar nga ne, për të parë sesi ne si vend, si popull i bashkuar rreth vlerave do ta zgjidhim këtë krizë. Pastrimi i sistemit tonë politik dhe largimi njëherë e mirë i drejtimit kriminal të qeverisjes është shpresa dhe rruga e sigurtë për një Shqipëri që i takon të gjithë qytetarëve të saj, për Shqipërinë e gjithë shqiptareve, jo për Shqipërinë që duan një grusht hajdutësh dhe kriminelësh që kanë kapur pushtetin me krimin. Ne e bëjmë këtë betejë për standardet europiane, një vend të vlerave dhe mirëqenies për të gjithë”,- tha Basha.

Kreu i PD-së tha se beteja me Edi Ramën nuk është vetëm e PD apo opozitës, por është një betejë kombëtare ku duhet të angazhohet kushdo që e do Shqipërinë.

“Ndaj ju ftoj sonte të dashur bashkëqytetarë, të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin nesër në ora 19 në protestën kombëtare. Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria juaj është forca e pandalshme për çlirimin e Shqipërisë nga regjimi kriminalo-autokatik që ka marrë peng vendin dhe fatet tuaja. Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria juaj për ta cuar këtë betejë drejt fitores së sigurtë, është investimi më krenar për fëmijët tuaj, për të ardhmen e tyre dhe të cdo shqiptari. Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini nesër në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”,- tha Basha.

Duke u ndalur në përgjimet e fundit të publikuara nga media ndërkombëtare, Lulim Basha u shpreh se ajo që po dëgjojnë dhe shohin sot shqiptarët është zbulimi i një plani kriminal për qeverisjen e Edi Ramës me krimin.

“Askush nuk duhet të ketë asnjë iluzion. Askush nuk duhet të gënjejë veten asnjë cast. Edi Rama do përdorë çdo pushtet, çdo qindarkë, çdo mundësi për të manipuluar zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe këdo. Ata që mendojnë se Edi Rama mund te kufizohet, mund të reformohet apo mund të emancipohet janë naivë. Edi Rama është i zhytur në krim dhe nuk ka më as fuqinë morale dhe as mendore për të respektuar as standardet më minimale demokratike politike. Edi Rama duhet të ikë”,- deklaroi Lulzim Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...