Berisha uron Kosovën dhe ka një mesazh të veçantë për argatët e Beogradit

E mërkurë, 12 June 2019 14:26

Nga Sali Berisha

Sot 20 vjetori i hyrjes se trupave te NATO-s ne Kosove. Liria e Kosovës sot mbush 20 vjet!

Me 12 qershor te vitit 1999 trupat e Aleancës se Atlantikut te Veriut, pas një beteje ajrore 90 ditore kundër Serbisë se Sllobodan Millosheviç, hyn si forca çlirimtare ne Kosove dhe përzunë prej aty trupat pushtuese serbe.

Kështu, me 12 qershor te vitit 1999 qytetaret e Kosovës pas pothuaj një shekulli pushtimi te egër dhe barbar nisen marshin e tyre ne Liri, e cila sot mbush 20 vjet.

Ata nisen Marshin e Lirisë para se gjithshash sepse ata qëndruan fuqishëm ndaj barbarive, masakrave, gjenocidit, spastrimit etnik, aparteidit dhe segregacionit serb qe morën jetën, zhduken, shfarosen, përzunë nga votrat e tyre gjate një shekulli rreth një milion shqiptar.

Vetëm ne luftën e fundit u përzunë me spastrim etnik rreth nje milion shqiptare, u vranë mbi 11 mije, u zhduken mbi 2 mije dhe rëne ne fushe beteja mbi 2200 luftëtare te lirisë dhe u dogjën apo rrafshuan rreth 130 mije shtëpi, shkolla, spitale te saj.

Kosova nisi marshin e lirisë sepse qytetaret e Kosovës te udhëhequr me urtësi, vizion dhe vendosmëri te papare nga gjeniu i politikes se kombit tone, arkitekti i Kosovës se lire dhe te pavarur, Dr Ibrahim Rugova u bashkuan ne rezistencën paqësore totale kundër pushtuesit serb, ndërtuan ne kushtet e pushtimit me te egër shtetin e tyre paralel me regjimin e pushtuesve dhe shndërruan çështjen e tyre te drejte ne një çështje te botes se lire.

Shqiptaret ne Kosove nisen 20 vjete me pare Marshin ne Liri sepse ata luftuan me arme ne dore, me sukses, trimëri dhe heroizëm pushtuesit e egër dhe shënuan ne këtë lufte me komandantin legjendar Adem Jashari kulme epike te heroizmit, sakrificës mbinjerëzore.

Ne te gjitha përpjekjet e qytetareve te Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar, Shqipëria e çliruar nga diktatura luajti pa u lëkundur një rol te pazevendesueshem.

20 vite ne Marshin e tyre ne Liri qytetaret e Kosovës janë ngritur si Fenksi nga hiri dhe shkrumbi i luftës dhe barbarive Serbe dhe kane ndërtuar dhe po ndërtojnë Kosovën e te ardhmes evropiane, faktor i rendesishem paqe, stabiliteti, bashkëpunimi ne rajon.

Por edhe sot pas 20 vitesh, ne rrugën e lirisë Kosovën e ndjek fantazma e Serbisë se Madhe, flamurin e te ciles tundin me pabesi te plote argatët e Beogradit ne Tirane dhe Prishtine, Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi.

Por ata dhe padroni i tyre shpejt do provojnë fatin e pasardhësve te tyre qe ndezën lufta e konflikte për ndarje dhe copëtim te territorit te Kosovës për kufij, sipas linjave etnike.

Ketë dite historike për qytetaret e Kosovës dhe mbare kombin shqiptar, le te shprehim ne mirënjohjen tone te pakufishme ndaj te gjithë atyre qe bene te mundur çlirimin e Kosovës dhe te urojme përzemërsisht qytetaret e Kosovës dhe autoritetet e saj për suksese me te mëdha ne ndërtimin dhe konsolidimin e Kosovës se lire, demokratike, te begate, europiane dhe te zhvilluar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...