FOTOT/ Themelimi i PS, Luan Rama uron gjithë drejtuesit e selisë rozë, përveç Edi Ramës: Sakrificat, janë bjerrë sot në lidhje me krimin

E mërkurë, 12 June 2019 16:15

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka uruar të gjithë drejtuesit e Partisë Socialiste me rastin se 28 vjetorit të themelimit të kësaj force politike.

Në mesazhin e tij, Luan Rama ka lënë pa përmendur vetëm kryetarin aktual të PS-së, Edi Rama, ndërkohë që vlerëson për kontributin Ilir Metën, Gramoz Ruçin dhe Pandeli Majkon.

Luan Rama shkruan më tej se nuk e mendonte kurrë që sakrificat dhe vlerat Europiane do të bjerreshin sot prej lidhjeve me krimin dhe korrupsionin, si dhe vjedhjen e votës.

“Gëzuar ditëlindjen e Partisë tonë Socialiste shoqe dhe shokë socialistë!
28 vjet më parë, e themeluam dhe e rritëm si forcë moderne e progresiste, në luftën për demokracinë pluraliste dhe shtetin e të drejtës, si mishërim të vlerave të patjetërsueshme të humanizmit e solidaritetit, pa menduar kurrë që sakrificat dhe gjithë ai korpus vlerash e kontributesh fondamentale për Shqipërinë Europiane, do të bjerreshin e do të dominoheshin sot prej rekordesh që e lidhin atë mjerisht me krimin dhe korrupsionin endemik, me vjedhjen e votës dhe kriminalizimin e jetës politike dhe publike!

Respekt e mirënjohje për të gjithë drejtuesit e parë të saj; Fatos Nano, Servet Pëllumbi, Spiro Dede, Ismail Lleshi, Namik Dokle, Dritëro Agolli, Gramoz Ruçi, Fatmir Kumbaro, Arta Dade, Ermelinda Meksi, Xhavat Lloshi, Sabit Brokaj, Fatri Sinani, Maqo Lakrori, Et’hem Ruka, Moikom Zeqo, Luan Hajdaraga e të tjerët, më të rinjtë që erdhën më pas si Ilir Meta e Pandeli Majko!
Nderim dhe respekt për të gjithë socialistët, prej 12 qershorit 1991 e tëhu, që njësoj si themeluesit, ishën e mbeten socialistë!”, thekson Luan Rama.

Fatos-nanothemelimi-PS-Luan RAma

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...