BE e bën zyrtare: Nuk ka hapje negociatash me Shqipërinë

E mërkurë, 12 June 2019 16:52

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të nisë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mirëpo ka paralajmëruar se nuk do të ketë vendim të shpejtë.

“Unë personalisht besoj se duhet të ketë vetëm një vendim: për të nisur negociatat, bazuar në rekomandimet e Komisionit Evropian”, ka thënë Tusk në një konferencë të përbashkët me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski në Bruksel.

 

Tusk ka thënë se të dyja shtetet e Ballkanit kanë bërë “gjithçka që është pritur” për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit, mirëpo ka shtuar se “jo të gjitha shtetet anëtare janë të përgatitura për të marrë vendim për hapje të negociatave në ditët në vijim”.

 

Muajin e kaluar, Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e bisedimeve për të dyja këto shtete.

Kjo çështje pritet të diskutohet në një takim të ministrave të BE-së gjatë javës së ardhshme në Luksemburg.

Pendarovski ka thënë se Maqedonia e Veriut “nuk është duke kërkuar një çmim të pameritur, mirëpo vetëm shansin e meritur për të ndërtuar një shtet evropian me shoqëri të drejtë dhe përparimtare”.

Rruga e këtij shteti drejt BE-së është qartësuar, pasi Shkupi ka arritur marrëveshje me Greqinë, duke i dhënë fund kontestit të emrit.

Ndërkohë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka bërë thirrje BE-së të nisë procesi i negociatave.

Duke folur me Ramën në Bruksel, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se ky nuk është “mision i pamundur”, mirëpo sipas tij një gjë e tillë duket se nuk ka mundësi të ndodhë këtë muaj. /Radio Evropa e Lirë

Modifikuar më E mërkurë, 12 June 2019 17:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...