Ruçi e trajton Ramën në parlament si Mbret, ja si shkeli hapur Nenin 65

E Enjte, 13 June 2019 13:49

Kryeministri dhe deputeti, Edi Rama, nëpërmjet një fjalimi të gjatë ka derdhur ditën e sotme një përrua fyerjesh dhe etiketimesh denigruese ndaj numrit një të shtetit shqiptarë, presidentit të Republikës Ilir Meta. Por meqenëse kemi të bëjmë me një parlament monist të përzier me deputetë renegatë që vendosën të bëjnë fasadën parlamentare të Rilindjes, askush prej tyre nuk ndërhyri të ndërpriste lumin e fjalëve fyese të deputetit Rama.

Por këtë veprim nuk guxoi që ta bëjë as kryetari i Kuvendit dhe drejtuesi i senacës, Gramoz Ruçi, i cili e ka të përcaktuar me rregullore, që në raste të till të ndërhyjë; të paralajmërojë apo të ndërpresë fjalën e kujtdo që përdor një gjuhë jo vetëm jo etike por edhe denigruese ndaj kryetarit të shtetit.

Sipas nenit 65 të Rregullores së Kuvendit; “Kur deputeti bën thirrje për përdorim dhune, provokon rrëmujë në seancë që pengon zhvillimin e saj të rregullt, fyen ose kërcënon deputetët e tjerë, anëtarët e këshillit të minstrave, ose përdor fjalë fyese për Presidenti e Republikës apo institucioneve të tjera shtetërore ndalohet të marrë pjesë në seancë plenare dhe komisione deri në 10 ditë”.

Do të mjaftonin vetëm disa nga fjalitë e atij përroi psikik fyerjesh që lëshoi sot deputeti Edi Rama, që jo vetëm ti ndërpritej fjala nga drejtuesi i senacës, por edhe të zbatohej neni 65 i rregullores duke e përjashtuar të paktën deri në 10 ditë nga parlamenti.

Por kjo gjë nuk ndodhi dhe tashmë, nuk përbën më çudi. Deputeti Rama e akuzoi presidentin Ilir Meta, se kërkon që të bëhet “mbret”, por e vërteta është që në Shqipëri ka vetëm një individ i cili ka shtënë në grusht të gjithë pushtetet dhe institucionet, duke funksionuar si mbret absolut edhe brenda paralamentit të Republikës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...