Fran Frrokaj: Do bëj çmos që dekreti i presidentit të zbatohet në Lezhë

Saturday, 15 June 2019 13:53

Nëse Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor  në Lezhë nuk do të lirojnë  ambientet e zëna me materialet e procesit zgjedhor që janë në pronësi të bashkisë atëherë do të ndërhyjë bashkia. "Unë nuk kam kërkuar KZAZdhe institucioneve të tjera lirimin e ambienteve por kam dërguar një shkresë në zbatim të dekretit të presidentit  dhe unë besoj se Presidenti ka ligjshmërinë për të lëshuar urdhëra të tillë dhe në zbatim të dekretit kam bërë  shkresën" thotë Frrokaj në një prononcim për RTV Ora.

Frrokaj nënvizon se do të bëjë çmos që dekreti i presidentit të zbatohet. "Të hënën do bëj kërkesën tjetër për të zbatuar vullnetarisht dhe pastaj siç të jetë ligji. Do bëj çmos që dekreti i presidenti të zbatohet" nënvizon Frrokaj duke sqaruar se nuk ka ardhur shkresë zyrtare nga KQZ, të cilës do i përgjigjet 'qetësisht"

Në Lezhë janë 2 KZAZ ajo me nr 12 dhe nr 13  përkatësisht në  shkollat "Hydajet Lezha" dhe "Beslidhja'

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...