VIDEO/ Vasili: Imoraliteti i Ramës, që mohonte përgjimet një muaj më parë

Tuesday, 18 June 2019 09:15

Ish-kreu i deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka sjellë një video të Kryemistrit Edi Rama që mohon përgjimet, një muaj më parë.

Sipas Vasilit, “Edi Rama gënjente dhe deklaronte se në pergjime nuk ishte ai, se nuk ishte gjuha dhe mënyra e të folurit të tij”.

Nisur nga zhvillimet e fundit në polititikë, me shpërthimin e skandaleve që dolën në dritë nga përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, Vasili shprehet se “Është e qartë për të gjithë shqiptarët pavarësisht se cilën parti votojnë, kryeminister më të shplarë moralisht se Edi Rama nuk ka pasur. I jargavitur, pa karakter, gënjeshtar i pacipë dhe moralshprishur ky është kryeministri, që ju ka zënë derën shqiptarëve.”

Postimi i plotë i Vasilit

Imoraliteti i Edi Rames, qe mohonte pergjimet nje muaj me parë (VIDEO).

Nje muaj me pare ne 18 maj 2019 Edi Rama genjente dhe deklaronte se ne pergjime nuk ishte ai,se nuk ishte gjuha dhe menyra e te folurit te tij.

Faktet e nxjerra nga BILD tregonin qarte se ishte ai vete drejtuesi, frymezuesi,

paguesi dhe perfituesi i kesaj grabitjeje kriminale te votave.

Eshte e qarte per te gjithe shqiptaret pavaresisht se cilen parti votojne se kryeminister me te shplare moralisht se Edi Rama nuk ka pasur.

I jargavitur,pa karakter,genjeshtar i pacipe dhe moralshprishur ky eshte kryeministri, qe ju ka zene deren shqiptareve.

Shiheni miq VIDEON e Edi Rames qe flet perpara kandidateve per kryetar bashkie ne 18 maj 2019 dhe perbuzeni….

Modifikuar më Tuesday, 18 June 2019 13:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...