VIDEO përgjimi 5/ Imer Lala njoftohet se Fiksi ka zbuluar blerjen e votave

E mërkurë, 19 June 2019 21:33

Gazeta më e madhe gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e sotme të tjera video përgjime të blerjes së votave.

Në video përgjimin numër 5 Imer Lala njoftohet se ekipi i Fiks Fare ka marrë një njeri me ‘Benz’, i cili ishte i infiltrum.

Fiksi ka filmuar se si po bliheshin votat në Dibër.

Përgjimi 5

Ymer Lala në telefon me nipin e tij Elio Lala
Elio Lala: O xhaxha
Ymer Lala: He mer
Elio Lala: A po pushosh ee
Imer Lala: Po
Elio Lala: Jo të mora në telefon se doja të të pyesja, të takoj pak Admir Truken, se dje te Fiksi kanë nxjerrë Nehatin kshu, kurse sot mund të dalë ajo video ku është me lekë nëpër duar, e ke parasysh.
Imer Lala: hhh
Elio Lala: Dhe thashë ta pyes si vepron Policia, ça bën pas videos
Imer Lala: Po ik e takoje njëherë
Elio Lala: Po e takova dhe i mora numrin Ejsit
Imer Lala: Jo më se s’quhet provë ajo
Elio Lala: Po kështu tha edhe ai... “mos e rruaj k...”
Qeke lodh pak
Imer Lala: Jam dërrmu. Po më dhemb këtu mu Elio
Elio Lala: Ku
Imer Lala: Në krah të djathtë. Në fund të shpinës në krahun e djathtë
Elio Lala: Po pive ndonjë nga ato që ke ti, Advilat....Po pi nja dy
Imer Lala: Janë prapë sonte videot ee
Elio Lala: Ndoshta mund të jetë video tjetër
Imer Lala: Nga ishte ky majmun
Elio Lala: Nga Shodolli. A ishte i infiltrum, ai përgatit? E ndoqa sot. Ndryshoi rrugën bashkë me njerëzit e Fiksit. E ndoqa deri në qosh dhe sun e kapa.
Imer Lala: Kanë qenë ata të Fiksit që kanë ardh?
Elio Lala: Për Zotin. Kanë ardh ata e kanë marrë me një një Benz të zi

Modifikuar më E mërkurë, 19 June 2019 22:05

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...