Andi Bushati: Këta banditë, nuk duhen thjeshtë të përmbysen politikisht, ata duhen përbuzur estetikisht

E mërkurë, 19 June 2019 22:36

Andi Bushati/

Këtë të mërkurë në mbrëmje, ndërsa Edi Rama fliste urtësisht në një intervistë të TV publik, në të gjitha ekranet e tjera, familjeve shqiptare iu ngjall krupa, duke dëgjuar përgjimet e reja të Bild.

Ndryshe nga herët e tjera, kur kemi parë një film me hajdutë, banditë, kriminelë, narkotrafikantë, këtë radhë e reja ishte tjetër: këta rilindas masakrues votash, dolën para së gjithash edhe njerëz të shëmtuar dhe banalë.

Nuk kishte një bisedë të vetme, kur ministra, deputetë shefa policie, mos përmendnin në zhargonin e tyre të përbuzshëm, organin e tyre mashkullor.

Ky virilitet barkderrësh, që flasin si nën avujt e alkoolit zgjedhor, i transmetuar në “prime time” ishte neveria e fundit e një historie që filloi si një gafurrje të fortësh dhe përfundoi si një rrëfim i denjë për kronikat e Nurembergut të Hanna Arendt, ka një lajm të ri.

Tani ushtarët e Edi Ramës, nuk i shohim më vetëm si grabitës dhe banditë. Tani ata nuk mund ti rrefuzojmë vetëm si të tillë.

Kjo nuk është më një risi. Risia sot është se ata duhet ti rrefuzojmë edhe për krupën që përcollën përmes ekranit në shtëpitë tona. Ata arritën deri në pikën e paimagjinuar kurrë më parë për ti përbuzur edhe estetikisht. Ajo janë mishërimi njerzor i banalitetit të së keqes. Tani le të vazhdojnë ti tundi hallatet e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...