Rama në shtrat me krimin, simbolikat ironizuese të protestuesve

Premte, 21 June 2019 20:20

Simbolet e protestës së sotme janë frymëzuar nga përgjimet e dosjes 339 dhe 184, të vjedhjes së zgjedhjeve nga Edi Rama në bashkëpunim me krimin dhe me njerëzit e tij të korruptuar në qeveri, polici, administratë.

Një krevat i madh, ku qëndrojnë të rinj me portretet e Edi Ramës dhe të personave me të cilët ai ka bashkëpunuar si një organizatë kriminale për të vjedhur zgjedhjet. Poshtë emrit të Edi Ramës është nofka Babloku, siç e thërrasin kriminelët me të cilët ai bashkëpunon. “Imer Lala thirret babloku i vogël, kriminel i lindur, Damian Gjinuri është cilësuar me ironi si guru, për shkak të lidhjeve misterioze me një personazh misterioz indian, Saimir Tahiri quhet El Chapo si bosi i kartelit më të fuqishëm meksikan të drogës. Vangjush Dako tallet me nofkën “akullorja”, siç e thirri veten në zhargon për të treguar se është i pastër nga lidhjet me krimin. Erion Veliaj është quajtur me ironi Fiku, për shkak të historisë që tregon për t’u viktimizuar dhe Arben Keshi, perosni që del në përgjime me Ramën duke I garantuar zbatimin e skemës për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër”, bën të ditur PD.

Presidenti Meta apel para protestës: Shmangni dhunën, zgjidhja e krizës vjen përmes dialogu

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pak para nisjes së protestës së opozitës. Në një mesazh publik, Presidenti kërkon nga palët që të shmangin dhunën, duke theksuar se zgjidhja e krizës politike vjen përmes dialogut. “Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim”,- deklaron Presidenti.

DEKLARATË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, ILIR META: “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta çmon se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore dhe jetike për demokracinë. Presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim”.

Lefter Maliqi në protestë: ”Poshtë diktatura”

Deputeti që mori mandatin nga PD-ja, Lefter Maliqi i është bashkuar protestës madhështore të opozitës politike. Përmes një postimi në facebook ku lështon thirrjet ”Poshtë Diaktatura”, Maliqi thotë se populli duhet të marrë në dorë fatet e vendit. ”Sot është dita nesër do jetë vonë. I bashkohem me zemër e shpirt demokratëve të ndershëm dhe socialistëve të zhgënjyer që duan shkëputjen përfundimtare nga Rilindja e krimit dhe e korrupsionit. Rroftë Shqiperia, rroftë Demokracia, poshtë Diktatura”,-shkruan Maliqi në facebook.

Postimi i plotë: “Drejtë Protestës. Kunder zgjedhjeve farsë të 30 Qershorit.Kundra instalimit të diktatures. Kundra oligarkëve, bandave, trafikantëve qe kane kapur Qeverine,qe perdoren per blerje, shantazhime, kercenime votuesish Pro zgjedhjeve të lira, te ndershme. Pro zhvillimit ekonomik, sigurise ne vend dhe ëndrres Europiane. Qeveri teknike, zgjedhje te parakohshme, ndryshim sistemi elektoral. Populli të marrë ne dore fatet e vendit dhe te vendos me vote te dretperdrejt te lire e te ndershme per deputet qe do dhe Qeverinë qe do. Sot është dita neser do jetë vonë. I bashkohem me zemer e shpirt demokratëve te ndershem dhe socialisteve te zhgenjyer qe duan shkeputjen perfundimtare nga Rilindja e krimit dhe e korrupsionit. Rrofte Shqiperia, rrofte Demokracia, poshte Diktatura”.

Modifikuar më Premte, 21 June 2019 20:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...