Shemsi Prençi i shkruan Manjës: Shumë i degjeneruari Ulsi, turp si i mashtrove dibranët!

Saturday, 22 June 2019 08:50

Nga Shemsi Prençi,

Shumë i degjeneruari Ulsi ! Të parët na kanë mësuar të kemi durim sepse e verteta vonon por nuk harron!

Në fakt ashtu ndodhi. . .

Disa e kanë ditur se je një mashtrues ordiner, por “kazani” Gjerman Bild tregoj publikisht surratin ( se fytyrë nuk ke ti) Tuaj të vërtetë, prej servili dhe mashtruesi të paparë.

Të gjithë dibranët që të ndihmuan për të shkuar në Parlament në vitin 2013 i abondonove dhe i le rrugëve, duke u servilose tek lideri duke mashtruar shokët e përfituar për vete e familjen tënde.

Po po Ulsi , të gjithë i ke gënjyer ashtu si gënjeje në përgjime Bert Agen, duke i thënë se : “e kishe për poste më të larta” e duke ia kaluar topin Xhemalit.

E more më qafë dhe e fute në rrugë pa krye, Bert Agen i cili kurrë nuk mori post, por përkundrazi ju shkatërrua jeta dhe familja e madhe , ku vëllain ja arrestuan për trafik droge dhe nipin ja rrëmbeu mafia dhe sot nuk dihet ku e kanë.( Ndjesë familjes Aga për kujtesën dhe shqetësimin).

Sa i shpifur paraqiteshe në përgjime ti dhe soji juaj i Rilindjes. Në fakt ne që ju njohim ,pamë surratin e vërtetë të mashtruesve ordiner.

Dikur në vitin 2013 mblidhje vota ndershmërisht si opozitar pa paguar as çajin në klubet e thjeshta të fshatrave të Dibres, ndërsa në përgjimet e vitit 2016 shfaqesh si pushtetar koopetent duke mashtruar “bashkëpunëtorët e denjë” që vetë e kanë fajin që kurrë nuk të njohen as mendjen dhe as surratin.

Uroj të të kenë njohur e sidomos Berti që kurrë nuk bëri karrierë se kurrë nuk e ndihmove e në fakt edhe nuk e meriton se kaq e ka kapacitetin se zvarritet nëpër Ulsi e Xhemala për një cop shef komisariati ne Bulqizë…….! ( mirë ti bëhet).

Tani me Dibren ke mbaruar punë se i ke përlyer gjithë shpuren atje, por ti o mashtrues nuk heq dorë nga zanati dhe vazhdon të mashtrosh Dibranët e ndershem në Tiranë ( Laprakë e Paskuqan).

Turp turp turp se në Diber nuk guxon të shkosh as në ish shtëpinë tënde.

Ah se harrova me të pyet se si shkoi puna e “furres” ku do piqje Presidentin e Republikes?!

E tregove veten se je jurist më i dobët se Arta e cila nuk e poqi por i la të digjen dosjet 339/1 dhe 184 dhe tash nga thatësira po ikin fletët e disqet deri në Gjermani se: nuk mundet të shpjegohet ndryshe që Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Parlamentin Shqiptar të shprehet se : “ Do e pjek Presidentin në furrë”. Këtë nuk duhet ta dëgjojmë dhe nga goja e një deputet me arsim Agranomi apo i pa shkollë e jo më nga palojuristat si ty.

Turp, turp, turp. Pra nuk je gjë tjeter vetem se një trap mashtrues ordiner. Suksese në jetë!

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...