Një ditë pas protestës, Ambasadori italian në selinë e PD

Saturday, 22 June 2019 12:28

Një ditë pas protestës së opozitës, ambasadori italian Alberto Cutillo ka shkuar në zyrën e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Gjatë takimit mendohet të jetë folur rreth krizës politike në vend.

Këtë të shtunë, përmes një mesazhi në FB, Basha tha se rruga për të dalë prej krizës “kalon përmes standarteve europiane: Para drejtësisë hajdutët e votave, largimi i Edi Ramës, reformë e thellë politike, dhe zgjedhje të lira e të ndershme”.

“30 qershori është varreza politike e Edi Ramës dhe Organizatës Kriminale të Rilindjes. Largimi i tij është vetëm fillimi”, u shpreh Basha.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme pati edhe një reagim të ministrit të Jashtëm të Italisë, Enzo Moavero i cili iu bëri apel forcave politike në Shqipëri të respektojnë me rigorozitet rregullave themelore te demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Modifikuar më Saturday, 22 June 2019 12:29

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...