Gjykata politike e Ramës lë me arrest shtëpie ish-deputetin Spahia

Saturday, 22 June 2019 13:04

Gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë "arrest shtëpie për ish deputetin demokrat, Bardh Spahia, ndërkohë prokuroria kërkoi arrest me burg.

Prokurori: "Më datën 18 qershor është njoftuar policia se persona të paidentifikuar kanë hyrë në KZAZ nr 3 dhe kanë djegur materialet zgjedhore. Është parë dera e prishur, dritaret e e thyera.

Bardh Spahia, Nikolla Marku kane qenë me njerëzit në vendin e ngjarjes. Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe pasi janë bërë veprimet e para hetimore pasi janë marrë dhe filmimet nga mediat është parë se Bardh Spahia ka kundërshtuar policinë. I dyshuari Spahia ka qenë aktiv dhe është futur në ambientet e shkollës.

Policia e ka thirrur me zë për tu ndalur por nuk është ndalur. Në këto kushte policia mendojmë se ka vepruar drejtë me arrestimin e tij sepse ka vepruar në bazë të nentit 253 të Kodit Penal.

Bardh Spahia: Protestuesit kanë vepruar sepse nuk mund të lejojnë që tëe uzurpojnë një objekt publik pronë e bashkisë Shkodër. Morëm informacion se kishte tensione dhe u drejtura nga Shkolla për të qetësuar situatën.

Materialet zgjedhore ndodheshin në ambiente të pambrojtura dhe të pautorizuara. Ishim futur për të qetësuar njerëzit. Aty kishte persona të paautorizuar. Arrestimi im ka prapaskenë politike. Gjykata duhet ta vlerësojë sipas ligjit dhe fakteve të vërteta.

Avokati Ivi Kaso: Pranojmë vetëm faktin që klienti im ka eqnë në grumbullimin e njerëzve por për një arsye krejt tjetër dhe legjitime. Jo atë që pretendon prokuroria.

Policia ka pasur ngut. Të priste urdhrin e prokurorit. Porcedurat për arrestimin është e jashtëligjshme. Nuk kemi të bëjmë me një person me rrezikshmëri për ikje. Personi nga ana tjetër ka qenë në aktivitet politik dhe publik. Cila ka qenë arsyeja qe OPGJ ka vepruar me “kaq ngut”? Po flasim për një përfaqësues të popullit dhe ndërkohë që është arrestuar ka qenë duke i shpjeguar popullit shqiptar arsyet që e kanë çuar në revoltë e protestë. Ai ka qenë duke ushtruar një të drejtë të ligjshme si përfaqësues i popullit dhe funksionar i një partie politikej jo vetëm të shkonte të mbështeste bashkinë e Shkodrës por dhe të protestonte kundër uzurpimit të policisë së shtetit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...