Vendimi për Spahinë, Noka: Gjyq politik, Rama nuk na frikëson

Saturday, 22 June 2019 13:31

Ish-deputeti Flamur Noka ka folur pas seancës në gjykatën e Shkodrës, ku u vendos ‘arrest shtëpie’ për ish-deputetin Bardh Spahia. Jashtë gjykatës, Noka e cilësoi gjyqin politik dhe tha se është pjesë e provokimit që Edi Rama i bën aleancës për mbrojtjen e demokracisë. Ai tha se Rama nuk mund ta frikësojë opozitën dhe demokracinë dhe se 30 nuk është datë zgjedhjesh.

“Gjyq politik. Është pjesë e provokimit që Edi Rama dhe banda në pushtet i bën aleancës për mbrojtjen e demokracisë. Ishte aty thjesht për të qetësuar situatën.
U lanë në burg 2 policë bashkiakë që ishin në krye të detyrës për të mbrojtur dekretin e Presidentit të Republikës dhe ligjin, e për të liruar një ambient të uzurpuar nga bandat. Asgjë nuk na ndal, asgjë nuk na tremb për të mbrojtur kushtetutën dhe demokracinë. Edi Rama ta harrojë se mund të frikësojë opozitën dhe qytetarët. Data 30 nuk është datë zgjedhjesh. Rama mund të bëjë zgjedhje në partinë e tij por jo në Shqipëri. Edi Rama ta harrojë datën 30. Shqipëria do të ketë zgjedhje të lira pa Edi Ramën, Shqipëria do të ketë shumë shpejt zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Noka.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...