Gjosha: Politika duhet çliruar nga retorika konfliktuale

Saturday, 22 June 2019 14:44

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, përmes një postimi në facebook, thotë se politika duhet çliruar nga retorika konfliktuale. Sipas saj, përgjimet e BILD na kanë dhënë një leksion shumë të vlefshëm, atë që politika ka nevojë të përfaqësohet nga njerëz të thjeshtë. ”Politika duhet të mësojë të respektojë dhe të ndahet një herë e mirë nga përcarja. Solidariteti në këto momente të vështira duhet të jetë pjesë e historisë së këtij kombi, për të ndarë politikën nga krimi, vulgariteti, abuzimi dhe deliri! Ky vend e ka të ardhmen drejt europës, askush nuk e devijon dot këtë destinacion final. Do të mjaftonte vetëm pak maturi politike për ta bërë këtë realitet”,-shkruan Gjosha.

Postimi i plotë

Përgjimet e BILD na kanë dhënë një leksion shumë të vlefshëm, atë që politika ka nevojë të përfaqësohet nga njerëz të thjeshtë, normal dhe si të gjithë qytetarët e këtij vendi. Kuvendi i Shqipërisë, duhet të jetë shtëpia e integritetit shoqëror, vlerave, kulturës dhe dijes.

Sot më shumë se kurrë nuk mund të pranojmë që Komisioni i Ligjeve, që propozon dhe miraton ligjet që diktojnë jetën e qytetarëve shqiptarë, të drejtohet nga njerëz që shesin dhe blejnë të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë, të shesin dhe të blejnë postet e administratës publike, të propozojnë ligje që dënojnë qytetarët dhe të shantazhojnë këdo që i tregon ligjin kur ata janë vetë objekt i tij!

Politika duhet çliruar nga retorika konfliktuale, personale dhe e urrejtjes. Qytetarët e këtij vendi nuk mund të ndahen në të majtë dhe të djathtë, ata janë të gjithë të barabartë brenda ombrellës që quhet Shqipëri!

Politika duhet të mësojë të respektojë dhe të ndahet një herë e mirë nga përcarja. Solidariteti në këto momente të vështira duhet të jetë pjesë e historisë së këtij kombi, për të ndarë politikën nga krimi, vulgariteti, abuzimi dhe deliri! Ky vend e ka të ardhmen drejt europës, askush nuk e devijon dot këtë destinacion final. Do të mjaftonte vetëm pak maturi politike për ta bërë këtë realitet!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...