“Asnjë hap pas”, Voltana Ademi: Shkodra si në vitin 1945

Saturday, 22 June 2019 16:45

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar me një mesazh të dytë në lidhje me situatën e krijuar në Shkodër, ndërsa thotë se qyteti po përjeton torturë të njëjtë si ajo e viteve 1945.

Me një shënim në “Facebook”, e para e metropolit verior thekson se mbi 70 policë bllokuan sot Gjykatën e Shkodrës gjatë kohës që po jepej masa për 6 të arrestuarit. Ajo shton se kjo situatë nuk është bërë as kur janë gjykuar kriminelët. Më tej, kryetarja e bashkisë shkruan se kryeministri Edi Rama sot mori një mesazh të fortë, ku sipas saj, qytetarët e Shkodrës treguan se nuk ka asnjë kthim pas, por vetëm përballje deri në fitoren e demokracisë.

“Shkodra si në vitin 1945!Sot shkodranët por edhe shiptarët, panë me sytë e tyre apo përmes mediave skena që i kujtuan trajtimin që iu bë baballarëve të tyre nga diktatura komuniste. Mbi 70 forca policie dhe FNSH-je rrethuan Gjykatën e Shkodrës dhe bllokuan qarkullimin në rrugën para saj. As kur janë gjykuar kriminelët më të rrezikshëm nuk ka patur një dislokim të tillë! E për çfarë? Për gjyqin politik të 6 personave të arrestuar paligjshmërisht nga policia politike e Edi Ramës!

Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në krimin e vjetër elektoral të faktuar me audio- pergjimet e prokurorisë por edhe në krimin e ri që po konsumohet në sytë e të gjithë shqiptarëve, po shkon drejt fundit të tij të sigurtë në politikë. Me lënien në burg të Alfredit dhe Gentianit, me arrestin në shtëpi për Bardhin, Adin, Aleksin dhe Orlandon, Edi Rama dhe drejtësia e kapur prej tij nuk bënë asgjë tjetër vetëm se i shtuan një tjetër faqe të zezë zullumit ku janë zhytur prej 6 vitesh. E drejta e protestës nuk mund të burgoset, e drejta e fjalës nuk mund të na mohohet, të drejtat e fituara me sakrifica sublime nga 1990-a e këtej, nuk mund të na i gllabërojë askush! Sot nga Shkodra, Edi Rama mori përsëri mesazhin më të fortë që do të jehojë deri në largimin e tij nga pushteti i fituar me votime të vjedhura, me drogën që mbuloi Shqipërinë: Asnjë hap pas! Asnjë tërheqje! Vetëm përpapa! Përballë tij dhe falangave të verbra që po i sherbejnë edhe në shkelje të ligjit! Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë votime pa opozitën! 30 qershori ka vdekur dhe është kallur!Përpara deri në fitore, në fitoren e Shqipërisë e shqiptarëve, të zgjedhjeve të lira, të ndershme e të barabarta, për Shqipërinë si gjithë Europa!”-shkruan Ademi.

Edhe më herët, Voltana Ademi reagoi përmes një postimi në facebook, lidhur me masat e dhëna nga gjykata për ngjarjet e shënuara në KZAZ.

“Kjo është diktaturë! Drejtësia e kapur nga kryeministri antikueshtues lë në burg dy policët bashkiak Alfred Nikolli dhe Gentian Bytyçi u vendos të mbahen peng si të burgosur politike.

Edhe tre të tjerët, Adi Garuci, Aleks Ndoi dhe Oraldo Thepi do të duhet të qendrojnë në arrest shtepie. Të gjithë këta janë heronjtë tanë, heronjtë e zgjedhjeve të lira e të ndershme, heronjtë e fjalës së lirë!

Asnjë hap pas! Përballë kryeministrit-fatkeqësi kombëtare!” shkruan Ademi në facebook.

Modifikuar më Saturday, 22 June 2019 19:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...