Vendimi i turpshëm i Kolegjit Zgjedhor, çon vendin drejt kaosit

Hënë, 24 June 2019 15:03

Në mënyrë të paprecedentë, Kolegji Zgjedhor ka vendosur të lërë në fuqi datën 30 qershor të zgjedhjeve vendore, duke dalë kundër dekretit të Presidentit të Republikës.
Konkretisht gjyqtarët vendosën që të rrëzojnë kërkesën e kryetarit të Partisë Uniteti Kombëtar, Idajet Beqiri, i cili duke njohur dekretin e Presidentit për anulimin e datës 30 qershor kërkoi çregjistrimin nga zgjedhjet.

Kolegji vendosi rrëzimin e kërkesës së Beqirit, duke njohur kështu datën 30 qershor të zgjedhjeve.
Vendimi i Kolegjit vjen në të njëjtën linjë me Partinë Socialiste, duke dalë kundër kompetencave të Presidentit të Republikës dhe Kushtetutës së vendit.
Edhe pse vendimi synon të legjitimojë qëndrimin e Edi Ramës, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor përbëhej nga: Ridvan Hado, Tomor Skreli, Artur Malaj, Lindita Sinanaj dhe Shkëlqim Mustafa, praktikisht vetëm ka legjitimuar konfliktin dhe përplasjen më 30 qershor.

Pra me këtë vendim ky Kolegj ka mbrojtur Kryeministrin Rama, por ka çuar Shqipërinë në një përplasje civile me datë 30 qershor.

Paaftësia e tyre është skandaloze. Mjafton të shihni videon më poshtë, ku trupa gjykuese nuk di as se në çfarë datë janë sot. Vendimi që është marrë sot, pra më 24 qershor, nga drejtuesi i trupës gjykuese lexohet 26 qershor!!! Shumëkush mund të thotë se është lapsus, por një gafë e tillë tregon sesa seriozisht e kanë marrë vendimin dhe bazën ligjore ku janë referuar. Praktikisht as kanë parë ligjet dhe as Kushtetutën, por kanë marrë zbatuar vetëm një urdhër politik të kryeministrit Edi Rama.

Por në vendimin e sotëm rezulton se jo të gjithë gjyqtarët janë vënë në rresht nga qeveria. Mësohet se Lindita Sinanaj dhe një tjetër anëtar i trupës së kolegjit kanë votuar kundër vendimit për njohjen e 30 qershorit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...