E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Hënë, 24 June 2019 22:33

Ish-kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Sejdi Peka ka ndërrua jetë ditën e sotme.

Lajmin të ditur e ka bërë të ditur zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Zhupa shprehet se Peka do mbetet shembull i pashoq i personalitetit që i shërben kombit me gjithë forcat dhe intelektin e tij.

Ajo tregon se e ka pasur edhe mik të familjes, të cilëve i shpreh ngushëllimet.

Statusi i plotë:

Sot u largua nga kjo botë ish kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë, një themelues i Partisë Demokratike, Zoti Sejdi Peka.

Peka ishte antikomunist i vendosur, një njeri me vlera të rralla, një intelektual, një aktivist, një personalitet shumë dimensional. Peka do mbetet shembull i pashoq i personalitetit që i shërben kombit me gjithë forcat dhe intelektin e tij.

Fati më ka bërë ta njoh edhe ta kem mik atë dhe familjen e tij të mrekullueshme që sot po vuajnë largimin e tij të parakohshëm. Nga thellësia e zemrës i shpreh ngushëllimet e sinqerta bashkëshortes, djemve të tij, familjarëve dhe të afërmve.

I paharruar qoftë kujtimi tij!

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...