Mos i hapni rrugë Edi Ramës

Tuesday, 25 June 2019 08:36

Nga Ylli Manjani

Të gjithë ata që sot thonë se Edi Rama është i çmendur dhe se nuk kemi se ç’ti bëjmë dua ti kundërshtoj!

Ç’a është kjo mesele?!

Larje duarsh nga përgjegjësia se medemek ky “na qëlloi i çmendur”?!

Jo jo. Nuk hahet kjo tezë me asnjë lloj vaji e as uthulle!

Edi Rama nuk u çmend sot, as këto 6 muaj e madje as këto 6 vitet e fundit.

Edi Rama hyri si i çmendur në politikë dhe ashtu vijoi rregullisht.

Që kur leu me të kuqe Ministrinë e Kulturës, zhgarraviti teneqet rrethuese ku po ndërtoheshin kullat binjake, u bë kryetar bashkie me citjane e mbeti me to, mori sopatën e preu shtylla faqe mediave, rrujti të gjithë fondin rezervë të shtetit me vendimet qeverisë së kohës e betonoi frikshmërisht qytetin.

Që kur mori PSSH dhe vrau çdo mendim kritik, filloi kontrollin e lajmeve e të gazetarëve, fitoi vota (jo gjithnjë zgjedhjet) me këngë e dajre pa asnjë premtim e program, shkatërroi qetësisht çdo formë demokracie politike, cyti FRESHIN të shkonte të shtëpia e Kastriot Islamit me thirrjet të tipit nazist “këtu banon tradhtari”.

Që kur shkatërroi Kushtetutën e zgjedhjet që në opozitë, mori qeverinë dhe nuk ka absolutisht një vendim të vetëm të qeverisë ku të jetë votuar sipas ligjit, kanabizoi e damkosi vendin si vend droge mu nën hundën tonë, kriminalizoi politikën e largoi çdo meritë e kontribut nga ajo.

Tani që ka vënë nën zap, shtetin është më e thjeshta të thuash është i çmendur. Tani e shohin të gjithë se çfarë është.

Çështja ishte si të ndalohej kjo çmenduri që në fillim se të themi të drejtën t’ja duartrokasësh çmenduritë prej kohësh dhe të mos arrish ta kuptosh e ta ndalosh është shumë e rëndë!

Dhe që të jem edhe më i drejtë në arsyetim, edhe unë vetë kam duartrokitur disa prej çmendurive të tij. Ashtu siç kam denoncuar me shumë kosto personale, nga brenda të këqijat e mëdha të akteve të çmendurisë anti- shtet, anti-Kushtetutë e anti- demokraci.

E kisha shumë më të thjeshtë të qepja gojën në 2007, kur ndryshoi Kushtetutën në Rogner. Apo kur humbi zgjedhjet dhe nuk mbajti fjalën dhe respektonte statutin që të ikte nga politika.

Do isha shumë më komod sot po të mos denoncoja as drogën e as vendimmarrjet e paligjshme të qeverisë.

Do isha edhe më shumë komod po të mos i kërkoja LSI të dilnim nga ai Koalicion me Ramën, koalicion i cili kishte vdekur shumë përpara 2017-ës.

Por zgjodha të denoncoj dhe të të distancohem dhe mirë bëra. Por prap nuk i jap vetes të drejtë të mbrohem me konstatimin “ky është i çmemdur”.

Ndaj sot nuk mund të mbrohet askush me këtë konstatim.

Dhe ca më keq akoma meqë është i çmendur iu dashka hapur rruga.

Jo jo! Është e papranueshme!

Edi Rama mund të jetë i sëmurë, por jo budalla.

Ndaj nuk i duhet hapur rrugë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...