Protestuesit kuksianë e kanë detyruar Kryeministrin Edi Rama të zhvendosë vendin e mitingut elektoral që kishte parashikuar të mbante sot pasdite në sheshin kryesor të Kukësit.
Protestuesit kanë kërkuar leje për marshim proteste nga ora 14:00 deri në orën 22:00 të së martës në këtë shesh, ndaj Rama ka vendosur ta organizojë takimin në Aeroportin e Kukësit.