Udhëzimi i Arta Markut, si ato të Aranit Çelës

Tuesday, 25 June 2019 11:57

Arta Marku ka ndërmarrë sot ‘nismën e radhës’. Kryeprokurorja PPP që e ka vënë vetën në shërbim të krimit të organizuar dhe bandës “Rilindja” sot ka bërë shërbimin e radhës.

Marku ka firmosur një udhëzim për prokurorët, për periudhën para dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Marku thotë në këtë udhëzim se do të hetohen dhe ndiqen penalisht të gjithë ata persona që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, si dhe kryejnë vepra penale që dëmtojnë procesin zgjedhor. Sipas udhëzimit të firmosur nga Marku, thuhet gjithashtu se do të ketë një bashkëpunim mes prokurorive të të gjitha qarqeve dhe policive përkatëse, si dhe me agjencitë e zbatimit të ligjit e shërbimet inteligjent.

Një udhëzim ky skandaloz, dhe totalisht në kundërshtim me ligjin dhe me Kushtëtutën. Si mundet të lejohet një gjë e tillë në një vend evropian në vitin 2019.

Por Arta PPP sigurisht që nuk ka udhëheqës ligjin por Ramën. Ai është për të ligji dhe Kushtetuta.

Për Arta Markun, Rama dhe Rilindja janë njësoj siç ishin për Aranit Çelën Enver Hoxha dhe Partia e Punës.

Aranit Çela (1924-2018), “vishinski” i komunizmit të Shqipërisë, që nxirrte shkumë nga goja për vendimet apo pretencat e tij të zeza, reflektonte personin që e kryente me shumë dëshirë punës e xhelatit të drejtësisë. Kontribuues në rreth 650 procese politike, si hetues, prokuror dhe gjyqtar, por edhe përçues i përvojës sovjetike të drejtësisë, Çela është një faqe e rëndë e librit e zi të komunizmit në Shqipërisë

Pothuajse të njëjtat faqe të zeza, por në një kohë tjetër, po shkruan sot Arta Marku, me udhëzimet apo me veprimet e saja. Arta Marku do të hyjë në histori si kryeprokurorja që ia dorëzoi organin e akuzës mafias dhe krimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...