Shqipëria është në rrezik, askush tjetër përpos shqiptarëve të bashkuar nuk e shpëton dot

E mërkurë, 26 June 2019 09:53

Nga Jorida Tabaku

Diktaturat dhe regjimet autoritare funksionojnë me dhunë dhe përmes dhunës. Tani që përditë e më shumë po bëhet edhe më evidente paligjshmëria e procesit zgjedhor. Sot kur shqiptarët e kanë të qartë se si ka mundur të prodhojë “mazhorancën” kryeministri Rama, metodat e tij të represionit shtohen dhe prekin të gjithë ata që janë në administratë.

Me urdhër nga lart po angazhohet çdo mësues, mjek, polic, ushtarak, infermier, nëpunës civil që të dorëzojë kartat dhe të jetë i pranishëm në farsën komuniste të 30 qershorit. Frika e një regjimi autoritar shkon deri aty sa që bizneseve që kanë fituar tendera e koncesione u kërkohet që të nxjerrin jo vetëm punonjësit por edhe familjarët e punonjësve.

Piramida kriminale që udhëhiqet nga kryeministri dhe ka në bisht yzmeqarët e pushtetit personal si kryetarët e bashkive, median e blerë dhe gjithashtu edhe grupet kriminale është sot në funksion të farsës që quhet zgjedhje.

Sa më shumë afrohet fundi aq më e madhe çmenduria e një njeriu që ka mbetur i vetëm me një barrë krimesh mbi shpinë.

Shqipëria është në rrezik askush përpos shqiptarëve, njerëzve të përgjegjshëm, qytetarëve që besojnë tek sundimi i ligjit dhe demokracia nuk mundet ta shpëtojnë atë. Në kohë të vështira kombet kanë nevojë për qytetarë të devotshëm dhe përgjegjshëm.

#edheune #asnjehappas #kunderdiktatures #liridemokraci

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...