Basha: Edi Rama është në fund të rrugës politike. Paratë nuk e shpëtojnë dot më. Ai ka tradhëtuar Shqipërinë.

E Enjte, 27 June 2019 20:06

Edi Rama është në fund të rrugës së tij politike. Dhe do të jetë një fund i keq, por i denjë për një rrugëtim të bërë, më së shumti, në shoqërinë e kriminelëve. Ai ka shkelur çdo ligj të Shqipërisë, nga ato për korrupsionin tek ato për krime të rënda.

Ai ka shkelur çdo standard, çdo vlerë dhe çdo rregull sado minimal demokratik. Ka prekur edhe nivelin që rrallë e arrijnë edhe autokratët lindorë: është bërë ortak me krimin, në mënyrën më banale, më vulgare dhe më të pamëshirshme për popullin e tij.E ka bërë vetëm për një qëllim: për para dhe pushtet. Por paratë nuk do ta shpëtojnë më. Asnjë lloj pushteti nuk do ta mbrojë dot më.

Natyrisht, Edi Rama ka ende mercenarë, shërbëtorë, interesaxhinj apo mbështetës naivë, që vazhdojnë ta mbështesin duke mbyllur sytë para bashkëpunimit të tij me krimin.

Kishte të tillë në krah edhe në kohën kur e mbushi Shqipërinëme drogë dhe e kthyen në qendër europiane të krimit.

Kishte prej tyre që e mbështesin, sepse mendojnë se shqiptarët janë të padenjë për demokraci, ndaj ju duhet një autokrat që t’i mbajë urtë.

Edhe sot ka të tillë. Do të ketë të tillë edhe ditën që EdI Rama do të rrëzohet. Sicc ka sot njerëz që ende duan Enverin apo sicc kishte dikur nga ata që Donin Babën.

Por ata nuk e mbajnë dot në pushtet Edi Ramën, sepse Edi Rama ka tradhëtuar popullin e tij. Ka tradhëtuar Shqipërinë.

Edi Rama do të largohet, sepse ai nuk përfaqëson më interesat e shqiptarëve. Ai përfaqëson vetëm interesat e një grushti biznesmenësh grabitqarë, të një elite të korruptuar dhe të gurpve kriminale.

Edi Rama nuk do të mund të qendrojë dot në pushtet kundër interesit dhe vullnetit të popullit.

Ata që mendojnë se populli do të mbajë një kriminel të kllounizuar dhe të diskredituar si Edi Rama, gabohen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...