A u josh Moisiu me "një zyrë dhe makinë" kundër zgjedhjeve gjithpërshirëse?

Saturday, 29 June 2019 20:22

Ish-Presidenti Alfred Mosiu ka bërë sot deklarata që nuk janë në lartësinë e postit që ka mbajtur si kryetar i shtetit. Në një intervistë për “News 24”, ish-presidenti u shfaq në të njëjtën gjatësi vale me Kryeministrin Edi Rama. Politikani që ndryshoi datën e zgjedhjeve lokale kur ishte vet kryetar shteti, sepse ja kërkoi Edi Rama, sot nuk e sheh të arsyeshme ndryshimin e datës së zgjedhjeve. Mesa duket, me që sot është kundër saj Edi Rama. Politikani që u detyrua të shkelte kushtetutën vetëm për tekat e certifikatave, sot e quan shkelje kushtetuese shtyrjen e datës së zgjedhjeve që synon të shmang përplasjen civile. Ndryshimi është tekat e certifikatave në atë kohë i kishte Edi Rama dhe sa herë që ankohet Rama nuk ka shkelje kushtetuese, por vetëm parime demokratike.

Por deklaratat e Alfred Mosiut, presidenti që u propozua nga opozita e sotme, janë jo korrekte jo vetëm nëse i krahasojmë me disa vite me parë, por dhe me tre ditë më parë.
Ish-Presidentit, së bashku me një grup intelektualësh zhvilluan një takim ku kërkuan zgjidhjen e krizës. 30 qershori në këtë takim të tre ditëve më parë nuk quhej problem. Madje edhe nga vet ish-presidenti nuk u përmend si një datë e pakalueshme. Me të drejtë, Moisu tha se e rëndësishme ishte të gjendej një zgjidhje afatgjatë dhe të shmangej përplasja. Por me qëndrimet që mbajti sot, nuk kuptohet se për çfarë kërkonte dialog Alfred Moisu. Nëse ishte i bindur se zgjedhjet ishin të drejta në 30 qershor pa opozitën, siç tha sot, për çfarë duhej dialogu.
Një ish-president i zgjedhur nga e djathta dhe që është vlerësuar për qëndrimet që ka mbajtur në detyrë kundër arrogancës që kanë gjithmonë qeveritë duket shumë i njëanshëm kur sot shfaqet në krah të Edi Ramës. Pikërisht në kohën kur edhe vet në PS ka zërë kundër këtij procesi farsë. Duhet thënë se ish-presidentit në fjalë është i vetmi nga ish-krerët e shtetit të cilin qeveria “Rama” e ka mbështetur më tepër. Nuk dihet nëse qëndrimet e tij kanë lidhje me një makinë, e një zyrë që ka marrë nga Rama? Kjo mbetet të provohet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...