SOT, e diela e zezë për DEMOKRACINË!

Diel, 30 June 2019 09:25

Zgjedhjet quhen dita më e rëndësishme e demokracisë. Por sot nuk kemi zgjedhje. Në shumicën e bashkive ka vetëm një kandidat.

Nëse doni, votoni, nëse nuk doni mos shkoni, por emri që ka caktuar Edi Rama është zgjedhur që para një muaji. Pra, edhe ata që e kanë ndarë mendjen të votojnë për hir të partisë, duhet të dinë se ajo gjeja e shenjtë që në demokraci quhet VOTË, sot nuk ndryshon asgjë. Është hera e parë pas 30 vitesh kur edhe pa shkuar asnjë qytetar në votime rezultati dihet. Dihet që PS do marrë më shumë se 55 bashki dhe pjesën tjetër do t’ua lërë aleatëve, pra ata që janë me PS, po me emra të tjerë. Dihet që votimi, numërimi dhe çdo etapë e këtij procesi është një farsë. Të gjitha i bën një parti. Të gjithë ata që mendojnë se duke votuar po kryejnë një detyrim ligjor, po gabojnë. Ligjërisht sot nuk ka zgjedhje. Presidenti ka dekretuar si datë për zgjedhje vendore 13 tetorin. Këto zgjedhje po bëhen vetëm për interes të Edi Ramës. Nëse e ka gabim Presidenti apo kryeministri, për këtë mund të bëjmë sherr gjithë ditën, por askush nuk e vendos dot, pa folur Gjykata Kushtetuese. Ajo që dimë është se ka një datë të re të dekretuar, 13 tetor dhe çdo institucion duhet t’i bindet dekretit. Kryeministri ka vendosur ta shkrijë Gjykatë Kushtetuese dhe sot jemi në fazën kur Rama thotë “ligji jam unë”. Të respektosh ligjin do të thotë t’i bindesh një akti ligjor, dekretit, dhe jo fjalëve të kryeministrit. Të gjithë ata që mendojnë se sot po shkojnë në zgjedhje sërish gabojnë. Sot ka votime, por jo zgjedhje. Kushtetuta e Shqipërisë dhe çdo ligj i së drejtës kombëtare thotë se zgjedhjet duhet të jenë të lira, të barabarta dhe konkuruese. Sot zgjedhjet nuk janë të lira, sepse opozitës ju ndalua që edhe të jetë vëzhguese e procesit. Sot në qendra votimi ka policë me uniformë dhe civile me armë. Ka forca speciale dhe kamera që do regjistrojnë jo vetëm votuesit, por edhe votën. Ka komisionerë vetëm të PS dhe gjithë ushtria e Rilindjes që do të rrisë vetëm numrin e pjesëmarrjes, sepse procesi ka mbaruar që mbrëmë.

Zgjedhjet nuk janë sipas Kushtetutës. Dhe në fund, po sipas ligjeve, zgjedhjet nuk janë as konkuruese, sepse konkurim do të thotë të zgjedhësh mes dy ose më shumë kandidatëve. Nëse në fletën e votimit ke vetëm një emër, këto nuk quhen zgjedhje, por votime. Në fjalorin e ndërkombëtarëve, ky model quhet “Votë pa zgjedhje”. Është termi që sot përdoret vetëm për Korenë e Veriut dhe i vetmi si diktaturë komunistë. Në çdo deklaratë dhe manual për elektoral, “Vota pa zgjedhje”, cilësohet si modeli që ndan një shtet demokratik nga një diktaturë. Me votimet që sot do të bëjë Edi Rama, zyrtarisht Shqipëria do të krahasohet me Korenë e Veriut. Por pa shkuar larg deri në Korenë komuniste, Shqipëria ka modelin e saj origjinal jo fortë të largët të zgjedhjeve moniste. Para viteve ’90, shqiptarët drejtoheshin në kutitë e votimit njëlloj si sot. Partia e Punës krijonte një koalicion me bashkimet profesionale (njëlloj si Rama me PUK-n e Idajet Beqirit sot) dhe vendoste vetëm nga një kandidat në çdo zonë elektorale. Edhe atëherë bëhej fushatë spektakolare. Edhe atëherë, i njëjti Golik Jakupi, ai që i këndoi këngën komandantit Rama të hënën në Gjirokastër, mbante iso për komandantin Enver Hoxha. Edhe atëherë kishte komision zgjedhjesh që shpallte fituesit, të cilët diheshin që para votimit. Sot më 30 qershor 2019 duket se asgjë s’ka ndryshuar. 29 vjet beteja dhe leksione për demokracinë nuk kanë vlejtur për asgjë. Shqiptarët po thirren në votime me urdhër partie, njëlloj si “delet” për të cilat jemi tallur këto 29 vite.

Të gjithë ata që janë mashtruar nga propagande helmuese e Rilindjes se gjasme sot vendoset fakti i demokracisë së vendit, duhet të jenë të bindur se sot po varroset demokracia.

30 qershor nuk është ditë zgjedhjesh, por dita e turpit dhe dita më e zezë për demokracinë.

Qamil Xhani

Modifikuar më Diel, 30 June 2019 10:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...