Euronews: Pjesëmarrje e ulët në votime, bojkotuesit nuk kursyen ironitë me këngët e Enverit

Hënë, 01 July 2019 10:29

Votimet u mbyllën të dielën në Shqipëri pas një dite të qetë për zgjedhjet për kryebashkiakët, ndërsa partitë opozitare nuk morën pjesë. Asnjë incident i rëndë nuk është raportuar, megjithëse ata që refuzuan të votonin, në disa vende nuk i kursyen edhe talljet me këngë nga e kaluara komuniste e vendit. Organet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje partive shqiptare për të shmangur dhunën gjatë zgjedhjeve për kryetarët e 61 bashkive.

Nga ana tjetër, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i zhdekretoi këto zgjedhje me argumentin se janë të paligjshme për shkak se nuk janë konkurruese. Mbrëmë, pas procesit të votimit Kryeministri Edi Rama e quajti procesin “një fitore për një Shqipëri Europiane”. “Votimi i sotëm përfundoi në mënyrë paqësore dhe bujare për shqiptarët, duke zvarritur hijen kërcënuese të ankthit kombëtar, pasigurisë njerëzore, trazirave sociale dhe kaosit institucional”, u tha Rama gazetarëve.

Pjesëmarrja e ulët

Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike të opozitës Lulzim Basha tha se pjesëmarrja shumë e ulët nënkuptonte “farsën që u hodh poshtë me një tallje epike”.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) morën pjesë në votime rreth 21.6 për qind e votuesve.

Javën e kaluar, mbështetësit e Partisë Demokratike, e cila bojkotoi zgjedhjet, u akuzuan për vandalizim të qendrave të votimit.

“Mos u brengosni për instinktin e dhunës! Mos bini pre e provokimeve për dhunë!”, u tha kreu i Partisë Demokratike Lulzim Bashaë mbështetësve të tij të shtunën.

Të dielën, disa mbështetës të Partisë Demokratike luajtën muzikë në rrugë dhe në qendrat e votimit, madje duke kënduar ironi emrin e diktatorit të ndjerë Enver Hoxha.

Partitë kryesore të opozitës në vend kanë bojkotuar parlamentin që nga mesi i shkurtit, duke e akuzuar kryeministrin Rama për blerjen e votave dhe duke kërkuar që ai të japë dorëheqjen për të hapur rrugën për zgjedhje të parakohshëm, të cilin ai nuk e ka pranuar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...