Meta: Rama le të vijë me prindërit!Marrëdhënia me SHBA? Kristal!

Tuesday, 02 July 2019 12:12

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ftoi kryeministrin Edi Rama për diskutim në Presidencë, në mënyrë që të bëjë propozimin e tij për zgjidhjen e krizës politike.

Gjatë konferenvës për shtyp, Meta u shpreh se Rama mund të marrë edhe prindërit e tij me vete e të shkojë kur të dojë në Presidencë.

“Ta zgjidhë si të dojë ai krizën, nëse nuk pranon propozimin tim. Krizën e ka ai dhe ata që e nxisin në këtë rrugë, duke kërkuar të nxjerrë Shqipërinë nga rruga Evropiane dhe kërkon t’ua vërë fajin tjerëve. Në fund do përfundojmë të na nxjerr ndonjë kartelë dhe të thotë “ç’faj kisha unë, isha i papërgjegjshëm”. Nuk është mirë kjo, të vijë këtu kur të dojë. Të marr edhe prindërit me vete”, tha Meta.

Ndër të tjera, Kreu i Shtetit Shqiptar foli dhe për marrëdhënien e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar ato të kristalta dhe të sinqerta.

“Marrëdhëniet e mia me SHBA janë të kristalta, të sinqerta dhe jashtë çdo lloj fije dyshimi sa i takon përputhjes së vendimeve të mia dhe interesave të tyre në Shqipëri e Ballkan. Nuk kam pas asnjë shqetësim prej tyre. Këto votime i vlerëson ODHIR. Nuk hyj në histori ambasadash.

Unë këtu jam në çdo moment për t’i shërbyer një Shqipërie demokratike, anëtare e NATO, që ka në zemër demokracinë. Mesazhet e Glover ishin të qarta e të kristalta. Është e qartë që shumë nga arsyet kryesore që shoqëronin dekretin tim ishin shumë të qarta dhe ishin në rezultatet e Glover. Unë kam objektiv t’i shërbej Shqipërisë që më 17-18 tetor t’i hapen negociatat.

Nuk më nxjerr dot mua nipi i Spiro Kolekës antiamerikan po qe se nipi tij të më heqë mua vizën amerikane…vizën e demokracisë nuk ja heq kurrë pluralizmi jo e jo interesave euro-atlantike as në botën tjetër…Do punoj me amerikanët, por më shumë më europianët se në NATO kemi hyrë, tani po punojmë me europianët që kanë në dorë hyrjen e Shqipërisë në BE”, u shpreh Presidenti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...