A është Shqipëria shtet islamik a laik?

Tuesday, 02 July 2019 19:04

Gani Mehmetaj

“Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit”, shkruan në paragrafët e para të nyjës 10 të kushtetutës së Shqipërisë. Por në kundërshtim me kushtetutën, Shqipëria zyrtarisht është shtet islamik, i anëtarësuar në Organizatën e shteteve Islamike, ku bëjnë pjesë vendet arabe, aziatike, afrikane e Turqia. Asnjë vend islamik nuk e ka idenë ç’është asnjanësia fetare e demokracia, të tjerat qeverisin me Kuran, në vend të kushtetutës e ligjit. “Organizata islamike synon që të jetë zëri i përbashkët i botës islame, e cila i mbron interesat e saj”, shkruan në “kushtetutën” e kësaj organizate. Interesat e kujt mbron Shqipëria? Interesat e shteteve islamike. Pra, Shqipëria nuk është shtet asnjanës në çështjet e fesë, sikurse thuhet rrejshëm në nenin 10 të kushtetutës. Shqipëria është e anshme, mbron interesat e botës islame. Pushtetarë e opozitarë të Shqipërisë e dinë që shkelja e kushtetutës është cenim i rëndë, vepër penale, tradhti kombëtare, por duket aq u bënë, e shkelin kushtetutën dhe askush nuk pëson. Është e shëndetshme për kombin që të gjithë opozitarët e pushtetarët të mos jenë në dëlir. Dikush i shëndetshëm mendërisht duhet të nis veprimin që ta nxjerr Shqipërinë nga Organizata islamike. Çfarë mori Shqipëria nga shtetet islamike? Faqen e zezë, xhamitë-kazerma të terroristëve islamikë dhe turmat e beduinëve që rrinë kërcënues në sheshin Gjergj Kastrioti në Tiranë. Të tjerë islamikë i bllokojnë rrugët më të frekuentuara të Tiranës ditë me drekë me një velenxe të ndyrë para, kinse falën në rrugën me pluhur e zhurmën shurdhuese. Kush duhet ta mbrojë kushtetutën e nëpërkëmbur shqiptare? Presidenti? Kuvendi? Kryeministri? Apo kambistët (“shfercerat”) e Tiranës? Të qenit e Shqipërisë në Organizatën e shteteve islamike jo vetëm që i ka bërë dëme të pariparueshme shtetit e kombit, por i fyen ndjenjat kombëtare shqiptare, e shkel asnjanësinë e shtetit ndaj besimit fetar, i trajton shqiptarët e krishterë, shqiptarët jo islamikë, agnostikët e ateistët qytetarë të dorës së dytë, apo madje të jashtëligjshëm, e fyen inteligjencën e shqiptarëve, kombin e vlerëson dele. Sa më parë që ta nxjerrin Shqipërinë nga kjo organizatë beduinësh aq më mirë për shqiptarët. Ndryshe parlamentarët shqiptarë duhet ta fusin në nenin 10 të kushtetutës fjalinë :”Shteti nuk është asnjanëse në çështje të besimit. Islami është fe zyrtare, ndërsa Shqipëria është anëtare e Organizatës së shteteve Islamike”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...