Po ky Soreca ku e merr rrogën?!

E mërkurë, 03 July 2019 12:55

Në këtë situatë skandaloze në të cilën ndodhet vendi ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, më në fund ka gjetur kohën dhe ka kërkuar urgjent dialog politik.  Po ky zotëria e kupton situatën e vendit apo nuk ia ka idenë fare?

E di ky njeri se çfarë po ndodh me kushtetutshmërinë në vend? A e di z. Soreca se paligjshmëria është ulur këmbëkryq pothuajse në të gjitha institucionet e Shqipërisë? A e di i nderuari ambasador i Bashkimit Evropian që rruga e Shqipërisë drejt familjes evropiane rrezikon të pësojë një shkëputje të parikuperueshme?

Pse nuk ka mbajtur ende një qëndrim z. Soreca për krimin e organizuar, për trafikun e drogës, për vjedhjet galoante, për skandalet e blerjes së votës?!  Po një fjalë për votimet moniste të 30 qershorit pse nuk e thotë z. Soreca?

A po i mbron interesat e Bashkimit Evropian z. Soreca me këto qëndrime që po mban?  A po e ndihmon ai procesin e anëtarësimit të vendit tonë ne bashkësinë që ai ka nderin të përfaqësojë në kryeqytetin e shqiptarëve?

Taksapaguesit evropianë e paguajnë që ai të përfaqësojnë denjësisht vlerat e unionit në Shqipëri. A po e justifikon ai këtë rrogë që merr prej tyre?

Soreca e merr rrogën nga taksapaguesit e BE-së apo nga zyra e Ramës?! Se të gjitha këto qëndrime dhe mosveprime tjetër gjë nuk na lejojnë të kuptojmë! Soreca duhet ta sqarojë një sekondë e më parë një çështje të tillë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...