Mbushja e kutive vazhdon/ Bylykbashi: KQZ si tenxhere për të zier pilaf

E mërkurë, 03 July 2019 16:58

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për shifrat kontradiktore të publikuara nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve në lidhje me votimet monopartiake të 30 qershorit.

Ai shprehet se KQZ ka humbur funksionin e tij parësor duke u shndërruar në një “tenxhere”, që shërben për të zier pilaf.

 

“KQZ si tenxhere per te zier pilaf. Doli KQZ dhe deklaroi ‎sot, me nje tis funeber, se ne votimet e Rames paskan votuar 812 mije votues. Te dielen ne darke deklaroi se kishin votuar 772 mije votues. E kishte shtuar me vetem 40 mije zgjedhes. Kjo shtese me kujtoi gjyshen time kur isha femije qe preferonte orizin bullgar me shume se ate te vendit sepse shtonte me shume volum kur behej pilaf. Ja ku kane perfunduar kater militantet ‎e PS ne KQZ, ne kuzhiniere pilafi per dreken e vakise se Rames.

 

E mbajne mbyllur KQZ-ne dhe nuk japin asnje shifer ne kohe reale sic jepej dikur, qofte edhe para dy vjetesh, kur rezultatet transmetoheshin te detajuara ne kohe reale. Kesaj radhe sistemet elektronike te transmetimit dhe publikimit te te dhenave i kane fikur ose nuk i kane vene fare ne pune sepse transaprenca nxjerr ne shesh c’po gatuajne. Me pak fjale, i kane vene kapak tenxheres me emer KQZ qe te zieje mire pilafi. Tashme te gjithe e dine qe vetem 15 % i shkuan ne votimet farse dhe 85 % e shqiptareve ia refuzuan 30 qershorin. Te gjithe i kane pare qendrat e votimit ku nuk hynte kembe njeriu per ore te tera, por nderkohe KQZ rriste shifrat e pjesmarrjes.

Dhe meqe ne 2015 votuan 48 %, Rama dha urdher qe ‎ta conin pjesmarrjen sa gjysma. Ne mbremjen e 30 qershorit, edhe pse shifra e vete KQZ-se tregonte 21 %, publikisht deklaruan 24 %, fiks sa gjysma e 2015. Por rama e kuptoi qe po i derdhej uji i pilafit qe vlonte dhe e uli pak zjarrin. Sot deklaruan 22%, ama kater kuzhinieret me perparese zhul ne KQZ ia kane shtuar plot 7 % volumin e ketyre zgjedhjeve qe i bene pilaf. Rezultati i ketyre zgjedhjeve nuk ishte rezultati per partite por pjesmarrja. Rama kete pjate i ka porositur kuzhines se KQZ. Nuk thone kot: nje rezultat i vonuar ‎eshte rezultat i gatuar”,  shkruan ai.

Modifikuar më E mërkurë, 03 July 2019 17:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...