Reuters 'shuplakë' Ramës: Shqipëria, një ndër vendet më të korruptuara të Europës

E mërkurë, 03 July 2019 17:38

Deklarata e Presidentit francez, Emmanuel Macron, për pezullimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian ka tërhequr vëmendje të madhe në mediat ndërkombëtare.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters i ka kushtuar një analizë këtij qëndrimi, në të cilën thekson se Shqipëria dhe Maqedonia Veriore janë dy viktimat e para të Macron.

Gazetari Richard Lough, në artikullin e tij, shkruan se, Shqipëria perceptohet si një ndër vendet më të korruptuara të Europës që ka dështuar në luftën kundër pastrimit të parave. Reuters nënvizon se shtetet e Europës Veriore kundërshtojnë me forcë anëtarësimin e vendit tonë në BE.

 “Zgjerimi kërkon unanimitet, që nënkupton se Macron ka të drejtën e vetos”, lexohet në artikullin Reuters duke vënë në dukje se Franca dhe Holanda bllokuan çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian në qershor të vitit 2018.

https://af.reuters.com/article/namibiaNews/idAFL8N2434C0

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...