Spahiu: 6 vite “votohet” për tepsi, kazan dhe filxhan

E Enjte, 04 July 2019 11:38

Përmes një postimi në facebook, ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, thotë se qeveria nuk flitet për asnjë zhvillim pozitiv në vend. ”Duhet t’i thërrasim mendjes që në finale e gjitha rëndon mbi ekonominë e çdo familjeje shqiptare, rëndon mbi të ardhmen e fëmijëve tanë dhe kur ne 6 vite “votohet” per tepsi, kazan e filxhan dhe jo për programe ekonomike, fajin nuk e ka Ai por Ne”.

Postimi i plotë

Rreziqe për Shqipërinë në sektorin publik si rrjedhojë e:

-Borxhit të lartë publik

-Projekteve me partneritet publik privat (PPP)

-Detyrimeve potenciale në rritje që rrjedhin prej tyre (PPP-ve) dhe dobësisë së institucioneve publike dhe qeverisjes ekonomike në përgjithësi.

Ky ishte thelbi i shqyrtimit të dytë të Programit të Monitorit për Shqipërinë nga FMN.

-Rreziqet fiskale të PPP-ve, pagesat po i afrohen limitit prej 5%

-Rritja do ngadalësohet në 2019.

-Rreziku nga plakja dhe emigrimi.

-Duhen rregullime fiskale.

-Të rishikohet propozimi për Korporatën e Investimeve.

-Kujdes me ardhjen e lojtarëve pa përvojë në sistemin bankar.

Vazhdon më tej raporti. Ajo që vihet re në të është se nuk flitet për asnjë zhvillim pozitiv në vend. Shqetësime që prej kohësh ne si opozitë por dhe kur qeverisnim bashkë i kemi ngritur. Duhet t’i thërrasim mendjes që në finale e gjitha rëndon mbi ekonominë e çdo familjeje shqiptare, rëndon mbi të ardhmen e fëmijëve tanë dhe kur ne 6 vite “votohet” per tepsi, kazan e filxhan dhe jo për programe ekonomike, fajin nuk e ka Ai por Ne.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...