3 mesazhet e Bashës në mbledhjen me strukturat drejtuese të PD

E Enjte, 04 July 2019 13:27

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përcjellë 3 mesazhe të forta në mbledhjet me strukturat drejtuese të PD-së, që pasojnë ato të një dite më parë ku u caktua zhvillimi i një proteste kombëtare më 8 korrik.

Basha theksoi se, ODIHR rrëzoi farsën e votimeve të 30 qershorit, ndërsa dekreti i Metës është në fuqi.

“Refuzimi që shqiptarët i bënë farsës është refuzim ndaj regjimit të Edi Ramës. Ndonëse PD është aksionierja kryesore e këtij refuzimi popullor ka shumë aksionere. Me ne u bashkua shumica absolute e shqiptarëve. Ky është refuzim i regjimit të Edi Ramës. Detyra jonë është që, nëpërmjet aksionit tonë politik, ta kthejmë këtë nga shumicë refuzuese për regjimin e Ramës, në një shumicë shprese dhe besimi për ndryshim”, mësohet të jetë shprehur Basha.

Mesazhet e Bashës në mbledhje

  1. Rama edhe kur i bën i vetëm kandididimet, votimet dhe numërimin, edhe kur nuk ka kundërshtar për të vjedhur, vjedh dhe manipulon. Këtë e dëshmojnë qindra denoncime nga media dhe mijëra të tjera nga qytetarët si dhe gjetjet nga raporti paraprak i ODIHR, më i keqi që nga 97. Rama e bëri për të rritur pjesëmarrjen fiktive. ODIHR vuri vulën për rolin kriminal të KQZ në këtë operacion të paparë manipulimi. Me Edi Ramën nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira.
  2. Konstatimet paraprake të ODIHR nxjerrin mes shumë problemeve 2 çështje kryesore:
  3. a) dekreti i presidentit është në fuqi, farsa e 30 qershorit është nul sepse është kundër parimit themelor të sundimit të ligjit
  4. b) regjistrimi i patericës së krijuar nga Edi Rama për të krjuar iluzionin e garës u bë në shkelje të ligjit. Votimi i 30 qershorit është nul.
  5. Refuzimi që shqiptarët i bënë farsës është refuzim ndaj regjimit të Edi Ramës. Ndonëse PD është aksionierja kryesore e këtij refuzimi popullor ka shumë aksionere. Me ne u bashkua shumica absolute e shqiptarëve. Ky është refuzim i regjimit të Edi Ramës. Detyra jonë është që, nëpërmjet aksionit tonë politik, ta kthejmë këtë nga shumicë refuzuese për regjimin e Ramës, në një shumicë shpresë dhe besimi për ndryshim.

Ftesa ndaj shqiptarëve për ditën e hënë është: të gjithë bashkë kundër diktaturës, në mbrojtje të familjeve dhe fëmijeve tuaj, në mbrojtje të Demokracisë dhe Kushtetutës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...