“Duhet ta pranojmë që jemi në krizë”, Qendrimi i ish ministrit: Glover i vlerësoi, por nuk i certifikoi zgjedhjet, procesi me shumë probleme

E Enjte, 04 July 2019 17:28

Ish ministri i Financave Arben Malaj tha se agresiviteti ndërpatiak po shkon drejt rritjes, ndërsa ka shumë mundësi bashkëpunimi mes palëve.

Duke komentuar zhvillimet e fundit në vend në studion e Syri TV, Malaj tha se fituesin e vërtetë të zgjedhjeve e vendosin vetëm gjykatat.

“Po rritet agresiviteti ndërpartiak. PD po mbështet kryetarët e bashkive të mos dorëzojnë detyrën. Çfarë do ndodhë? Mundësitë për marrëveshje politike janë të shumta, por kur gjykatat të vendosin që fitues është x apo y, nuk ke më mundësi të tjera. Ministria e Financave bën ndryshimet në thesar dhe ti nuk ndan as rroga, as sigurime shoqërore, asgjë. Ideja që do të protestojmë, ideja që do ti çojmë në gjykata është rruga më e mirë se sa kur kërcënon me mosdorëzim”, u shpreh Malaj.

Në lidhje me njohjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, Malaj theksoi se drejtuesja e vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audry Glover, i vlerësoi, por nuk i certifikoi ato.

“Glover ka një eksperiencë të gjatë. E njeh Shqipërinë prej vitesh. Ajo dha një vlerësim, por jo një certifikim. Iu bashkua vendimit të SHBA dhe BE. Vlerësimi që bën ODIHR shkon në çdo kancelari. Drafti i parë tregoi që procesi kishte probleme shumë të mprehta. Duhet pranuar që jemi në krizë”, deklaroi ish ministri.

Pyetjes rreth reagimeve të presidentit dhe nismës për shkarkimin e tij, Malaj ju përgjigj se tendenca për ta kthyer presidentin në honorifik nuk është gjëja e duhur.

“Politikanët të krahut që unë i përkas, thonë që jemi republikë parlamentare. Por funksionimi është check and balance. Tendenca për ta kthyer presidentin në honorifik nuk është e duhura. Duhet të kemi balanca. Vërtetë jemi republikë parlamentare por SHISH, Trupi Diplomatik, Shtabi i Përgjithshëm emërohen nga presidenti i Republikës”, tha Malaj.

Modifikuar më E Enjte, 04 July 2019 17:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...